Connect with Us

Trafikantet e droges perdhunuan 17 vjecarin

Aktualitet

Trafikantet e droges perdhunuan 17 vjecarin

Publikuar

-

Nje krim te shemtuar i trafikanteve te droges, perdhunumi nje djali 17 vjecar qe fshihet nga komisariati i Vlores, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha ne rrjetet sociale. Ne denoncimin e tij ai i  ben thirrje prokurorise se shtetit te nise me urgjence hetimin per kete ngjarje tronditese!

Pershendetje Doktor.Dje komisariati i Vlores eshte tronditur nga nje denoncim i nje djali 17 vjeçar i cili si shume te tjere punon ne parcelat e hashashit.Djali ne fjale eshte perdhunuar seksualisht (vertetuar edhe nga mjeku)nga pronaret e parceles dhe vazhdimisht kercenohet nga keta persona.Deshmia e ketij djali ka tronditur gjithe oficeret e policise duke i lene te shokuar.Ata jane gati te bejne gjithcka per kete ngjarje por ka nje veshtiresi,nje nga perdhunuesit njekohesisht edhe pronar i parceles ka vellain e vet oficer policie ,dhe kuptohet qe element te tjere te policise jane ne pjese.Parcelat ne fjale jane ne fshatin .Dukat ndersa perdhunimi eshte bere ne Babice te Vlores pasi kane shkuar dhe e kane mare te riun ne shtepi sepse ky i fundit u kerkonte leket e punes dhe ata e ndeshkuan.Ju lutem Doktor ndihmoni kete familje dhe oficeret e policise ta çojne ngjarjen deri ne fund sepse edhe ata kane nevoje per mbeshtetje.Me respekt“, perfundon postimi i Berishes.

LEXO EDHE:  Fiks-Fare paralajmëron skandalin/ Zbulohet se si Arta Marku dënon të pafajshmit

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Iu gjet 8 kilogramë kokainë në makinë/ Pranga dy shqiptarëve në Itali

Publikuar

-

Nga

Iu gjet 8 kilogramë kokainë në makinë/ Pranga dy shqiptarëve në Itali

Dy shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë italiane pasi janë kapur me 8 kg kokainë.

Të arrestuarit janë shtetasit me inicialet .T 43 vjec, e J.M  37 vjeç.

Ata u arrestuan në flagrancë dhe iu sekuestruan 8 kg kokainë me një vlerë përftimi tregu deri në 1 milionë euro, si dhe iu sekuestruan mbi 20 mijë euro cash.

Agjentët e policisë ngritën dyshime mbi praninë e një automjet tip Seat Altea XL me targë polake që qarkullonte në rrugët e komunës së Senigallas.

LEXO EDHE:  ‘Fshehën rastin e Durrësit”/ Berisha akuza qeverisë: Mjekët e morën vesh nga mediat

LEXO EDHE:  Denoncimi i CNA.al për Drimadhën/ Reagon Berisha: Askush nuk e ndalon oligarkun e Ramës

Droga ishte fshehur në vende të modifikuar enkas poshtë sediljeve të pasme e nën bagazh, Kokaina ishte paketuar në 7 pako me 1150 kg secila dhe në shitjen me doza do të sillte një përfitim prej 1 milionë euro.

Gjithashtu në automjet u gjetën 5 mijë euro cash e 3 aparate celularë.

Ndërsa në banesën e shqiptarit J.M u gjetën të fshehura 15 mijë euro cash si dhe një aparat për të kapur pajisjet përgjuese./CNA.al

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Fotolajm/ Trump vendos për herë të parë maskë që nga fillimi i pandemisë

Publikuar

-

Nga

Fotolajm/ Trump vendos për herë të parë maskë që nga fillimi i pandemisë

Presidenti amerikand Donald Trump është shfaqur për herë të parë me maskë gjatë vizitës së tij në spitain “Walter Reed” në Maryland. I pyetur nga gazetarët, Trump tha se në mjedise me risk infektimi, maska është mjeti i domosdoshëm i mbrojtjes nga virusi.

“Unë mendoj se kur jeni në një spital, sidomos në atë ambient të veçantë, ku po flisni me shumë njerëz, njerëz që në disa raste sapo kanë dalë nga salla e operacionit, me siguri duhet të mbaj maskë. Unë mendoj se është e rëndësishme të vësh një maskë. Unë kurrë nuk kam qenë kundër maskave, por besoj se ato kanë një kohë dhe një vend për t’u vendosur, “u tha Trump gazetarëve përpara vizitës së tij.

LEXO EDHE:  Elbasan/ Përroi i Zaranikës rrezik i vazhdueshëm për banorët

LEXO EDHE:  Reagimi i Ramës për Fatmir Xhafajn/ Berisha: Thika i fut por ...

Trump i filmua, ndërsa po shëtiste me stafin, të cilët gjithashtu ishin duke mbajtur maska, në qendrën mjekësore në Maryland. Kjo është hera e parë që nga fillimi i pandemisë që trupat e shtypit të Shtëpisë së Bardhë morën një paraqitje të shkurtër të Trumpit me një fytyrë të mbuluar. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Foto/ Zjarri në mali i Gjallicës prej 3 ditësh ende aktiv, kërkohet ndërhyrja nga ajri

Publikuar

-

Nga

Foto/ Zjarri në mali i Gjallicës prej 3 ditësh ende aktiv, kërkohet ndërhyrja nga ajri

Mali i Gjallicës në Kukës vazhdon të jetë nën pushtetin e flakëve, që prej ditës së premte.

Pavarësisht përpjekjeve të një grupi banorësh por edhe punonjës të zjarrfikëses, zjarri ende nuk është vënë nën kontroll.

Po ashtu terreni tejet i vështirë ka vështirësuar punën për të mobilizuar forca të tjera.

Nga ana e bashkisë është kërkuar ndërhyrja me helikopter, pasi flakët po përhapen me shpejtësi, duke u favorizuar edhe nga era.

LEXO EDHE:  Reagimi i Ramës për Fatmir Xhafajn/ Berisha: Thika i fut por …

LEXO EDHE:  Denoncimi i CNA.al për Drimadhën/ Reagon Berisha: Askush nuk e ndalon oligarkun e Ramës

Zjarri ka nisur pasditen e se premtes dhe është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme.

LEXO TE PLOTE