LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kërkoju ndjesë lexuesve o Berat Buzh(kshk)ala!

13 Tetor 2016, 17:56, Aktualitet CNA

Nga Anri Bala

Ndjesë lexuesit, po s?munda dot të mos komentoja, pasi lexova se një gazetar milioner dhe jo ?pabuks? si puna ime, i paska hequr të drejtën një shqiptari, që të shprehet për Kosovën, kudo që të jetë dhe po qe trim apo frikacak, edhe në një shtet si Serbia. Natyrshëm më vjen ta pyes: Po ti kush je? Edhe pse jam pabuks, kam dhe unë të drejtën time të fjalës. Të drejtën e fjalës e kam unë shokët e mi, shokët e tu milionerë dhe batakçijtë. Ti nuk mund të na e heqësh këtë të drejtë, as ne as Ramës o ?trim?, as Rama ne, e as Rama të tjerëve!

Edi Rama, duke i hequr çdo titull a funksion që ka, ka të drejtën me pash, që me çdo lloj bashkëbiseduesi të flasë për Shqipërinë dhe shqiptarët, kudo që të jetë dhe përballë çdokujt, sepse më e pakta është shqiptar me gjak, me pashaportë, me banim, etj. Nuk e di ku e gjen të drejtën Bukshkala, që të më ndalojë mua të flasë për njerëzit e një gjaku, për popullin tim, për bashkëkombasit e mi?! Askush s?më ndalon! Madje edhe nëse flas keq, askujt nuk i hiqet e drejta të më dëgjoi dhe gjykoi, pasi të kem mbaruar së foluri.

Mirëpo, Bukshkala ka të drejtë, sepse kurrë nuk do të flisja në emër të tij, e as të atyre që puthin e ngashërehen në lot nga flamuri me ?gjashtë spote?. Nëse do flas edhe Rama, le të flas. Le të flas për të gjithë ato shqiptarë, që kanë një komb, një ide, një atdhe një flamur Kuq e Zi. Unë nuk kam fjalë dhe tagër, për të recituar e protestuar, se nuk më pëlqen ky apo ai shqiptarë, që flet me antishqiptarët sipas mynyrës dhe mendjes së tij.

Ti Bukshkalë rri i qetë, se as Rama, as unë dhe as një shqiptar, po shqiptar ama, nuk do flasi për ato problemet që i ditke ti dhe qeveria jote. Për ty do flasi Isa, ?kuadro i ish -Jugosllavisë?, për ty do flasin dhe ata, që po shtyjnë kufirin dhe po falin troje, sepse  buxhaku nuk bëhet oxhak. Për ty do flasin të gjithë ata shtetas kosovar, që kurrë nuk luftuan, por morën fitoren në ?tavolinë?, e që kur takojnë Daçiç, Vuçiç, e dhjetëra ?çiç? të tjerë, më pështirosen nga shprehjet e përvuajtuar e një lumturie të fshehur, sikur kanë takuar ?Zotin.

Ndaj mos u mërzit, akoma nuk është bashkuar kombi dhe Edi Rama është kryeministri i shqiptarëve dhe nuk ka shkuar atje në emër të bukshkalëve dhe tradhëtarëve. Ty nuk të lejohet të na përgojosh dhe të na japësh mend, si anëtar i shoqërive civile, duke na qarë hallin, për plehrat dhe kanabisin. Ne jemi aq të zot t?i zgjidhim hallet tona vetëm, megjithëse na pengon politika e plehrave dhe e mediave plehra me përfaqësues të ?ndotur? si puna jote.

?Ekspresi? yt mor Bukshkalë, është çdo ditë në llogore kundër qeverisë shqiptare, i mbushur me urrejtje dhe ndotjet nga uturaku i të ?marrit? të FB!

Ndaj si gazetar i vogël dhe pabuks shqiptarë që jam, po të bëjë një pytje: Kush t?a jep të drejtën ty të shpifësh dhe të sulmosh qeverinë shqiptare?!

Ti nuk je as votues shqiptar dhe as shtetas shqiptar, ti je një ?ko*evar?, sepse kurrë nuk mund të jesh qytetar i Kosovës. Hajde mos na çaj si shumë trapin, papagall pa pupla!

Lajmet e fundit nga