LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Durrës – Aksident i rëndë në Sukth / Ndërrojnë jetë të 4 personat

13 Tetor 2016, 06:40, Aktualitet CNA

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Sukth duke u gdhirë dita e sotme. Rreth orës .4.15 të mëngjesit të sotëm në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Sukthit janë përplasur dy mjete.

4 persona janë përfshirë në këtë aksident, ku kanë mbetur të vdekur 3 vajza dhe një djalë.

Policia bën të ditur se makina ku udhëtonte djali ka qenë me shpejtësi të madhe dhe në krah të kundërt të lëvizjes, duke u bërë shkak për aksidentin e rëndë nga i cili kanë mbetur vetëm pjesët metalike të makinave.

Policia jep të dhëna në një raport paraprak për ngjarjen duke bërë të ditur se mjeti tip Benz me  targa AA 979 GV, me drejtues shtetasin D.D. 36 vjeç, banues në Durrës është përplasur me mjetin tip Benz me targa AA 694 IL,  në pronësi të shtetases G.Sh. 23 vjeçe, banuese në Sarandë. Për pasojë kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy  pasagjere të seksit femër në mjetin me targa AA 694 IL. Nga hetimet paraprake dyshohet se drejtuesia e mjetit me targa AA 694 IL ka qenë shtetësia G.Sh. dhe njëra nga pasagjeret shtetësia I.B. 33 vjeçe, banuese në Tiranë. Tre shtetaset të seksit femër kanë qenë në të njëjtin mjet. Policia ndodhet në vendngjarje, të cilët po vijojnë punën për identifikimin e viktimave dhe po kryejnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Në vijim do ju mbajmë në korent për çdo të dhënë të re. /Citynews.al

 

Lajmet e fundit nga