LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Perplasje ne komisionin hetimor per CEZ/ Spaho-Shalsit: Je torrollak

12 Tetor 2016, 19:43, Aktualitet CNA

Komisioni Hetimor për CEZ është shtyrë pas debateve mes deputetit Edmond Spaho dhe Eduart Shalsi për kuorumin e mbledhjes. Deputeti socialist këmbëngulte se opozita mblodhi komisionin pa kuorum, kur vet deputetët e mazhorancës nuk kishin shkuar në komision.

?Si e bëtë komisionin kështu, e mblodhët pa kuorum?, ka thënë në mbledhje Shalsi.

Argumentet e deputetit socialist janë hedhur poshtë nga kreu i këtij komisioni Edmond Spaho.

?Je torollak?, i është drejtuar Spaho, Shalsit. Ky i fundit e ka quajtur ?mashtrues?.

Pas këtyre debateve, mbledhja e komisionit për CEZ u shty për një ditë tjerë. Sot raportoi kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj.

Debatet në komision
Eduard Shalsi: Komisioni nuk është mbledhur 1 muaj rresht për çështjet e tua personale. 1 muaj rresht asnjë mbledhje. Bëre një mbledhje pa kuorum javën e kaluar.
Edmond Spaho: A ka mundësi të vijojmë mbledhjen?
Eduard Shalsi: S’e ke mbledhur për çështjet e tua personale…
Edmond Spaho: Gjithmonë i ke bërë pis mbledhjet. Je torollak.
Eduard Shalsi: Ik ore mashtrues. Mos e banalizo muhabetin. Do që të shpalosim fjalorin tani?
Edmond Spaho: Ta mbyllim mbledhjen?
Eduard Shalsi: Ç’është kjo, ndonjë mbledhje ordinere? E përmende 7 herë që ka qenë Shalsi, ka qenë Shalsi, në një kohë kur për një muaj rresht nuk e mblodhe komisionin për çështje personale.
Edmond Spaho: Atëherë ik nga kjo sallë.
Eduard Shalsi: Mblodhe komisionin pa kuorum. Si mund ta mbledhësh komisionin pa kuorum?
Florion Mimia: Z.Kryetar a ka mundësi të vijojmë mbledhjen?
Gent Strazimiri: A ka mundësi (i drejtohet Vasilika Hysit) t’i thuash atij që ke në krah, që thotë se plehrat nuk janë mbledhje, të pushojë dhe të dëgjojmë kryetarin? E të vijojmë mbledhjen. Për të, plehrat nuk janë mbetje…
Shalsi: Aty e ke hallin ti…vazhdo.
Edmond Spaho: Ndërpresim mbledhjen e komisionit.

Lajmet e fundit nga