LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Kastriot Myftaraj/Me vizitën në Athinë, Meta kundërbalancon vizitën e ardhshme të Ramës në Beograd

12 Tetor 2016, 07:30, Aktualitet CNA

Me t? u bërë e ditur se Kryeministri Rama do të vizitonte përsëri Beogradin, Kryetari i Kuvendit Meta përgatiti një vizitë në Athinë. Duke qenë se vizita e Metës në Athinë i paraprin asaj të paralajmëruar të Ramës në Beograd, nuk ka dyshim se Meta synon ta kundërbalancojë qasjen e aleatit-kundërshtar ndaj Beogradit, me një qasje të re ndaj Athinës. Është një gjë e njohur se Meta që në fillim të dekadës së parë të shekullit të ri, ka dashur të monopolizojë marrëdhëniet politike mes Tiranës dhe Beogradit, duke u vetëparaqitur si njeriu, nga pala shqiptare, i cili do të shkrinte akujt mes dy vendeve.

Këtë rol Metës ia rrëmbeu Rama. Jo thjesht ia rrëmbeu por po e luan në dëm të Metës. Për këtë mjafton të thuhet se libri ?Kurban? që do të promovohet i botuar në serbisht, me rastin e vizitës së Ramës në Beograd, i përmban të paprekura të gjitha faqet ku Meta portretizohet si e keqja e Shqipërisë, jo më pak se Sali Berisha.

I mbetur pa rol ndërkombëtar regjional, pas dy përpjekjeje të pasuksesshme në Kosovë dhe në Maqedoni, Meta vendosi t? i rikthehet fqinjit jugor të Shqipërisë, Greqisë. Athina zyrtare është e RAMA VUCICpakënaqur me Kryeministrin Rama për shkak të mbështetjes që i bëri ai për arsye pragmatike të politikës së brendshme të koalicionit së ashtuquajturës parti çame, për të cilën nuk nguroi që të prishte ligjin e hekurt të aleancave politike qeverisëse në Shqipëri, që është aleanca me një parti minoritare greke.

Duke qenë se në thellimin e aleancës së Edi Ramës me Shpëtim Idrizin Meta shikon rrezikun e zhvlerësimit të LSI-së në zgjedhjet e ardhshme, kryetari i LSI-së kërkon ta përdorë shqetësimin e Athinës zyrtare për rritjen e befasishme të peshës dhe rolit politik të çamëve në Shqipëri, si një mundësi për të siguruar një presion ndërkombëtar ndaj atij segmenti të koalicionit qeverisës në Shqipëri, që është i papëlqyeshëm për Metën.

Në situatën kur faktori politik minoritar grek në Shqipëri është më i zhvlerësuar se kurrë gjatë këtyre 25 viteve të pluralizmit politik në Shqipëri, Meta duket se mendon që ka hapësirë për të rritur profilin e tij politik në marrëdhëniet me Greqinë, duke marrë përsipër praktikisht edhe atë rol që duhet ta luanin liderët politikë minoritarë grekë, në dobi të bashkësisë së tyre.

Ekuacioni Beograd-Athinë në të cilin po luajnë Rama dhe Meta kundër njëri-tjetrit ka një të panjohur në relacionin Beograd-Athinë. Dy vendet aleate historike, Serbia dhe Greqia, madje edhe kur kanë qenë kundërshtarë ideologjikë, janë përpjekur që t? i kordinojnë interesat e tyre në Shqipëri, duke bërë kompromise. Në këtë rast, kjo mund të bëhet në dëm të njërit, Ramës ose Metës. Meqënëse në Athinë është parë gjithmonë me simpati lideri i Tiranës që ka marrëdhënie të mira me Beogradin, mund të thuhet se Rama ka më shumë shanse për t? u bërë i pëlqyeri i boshtit Beograd-Athinë, nëse arrin të bindë Athinën se mbështetja e tij për camët është thjesht për arsye të politikës së brendshme dhe se nuk rrezikon që ta dimensionojë çështjen çame ndërkombëtarisht në atë masë që është e patolerueshme për Greqinë. (Shkruar per CityNEWS)

Lajmet e fundit nga