Connect with Us

Meta-Tsipras: Një plagë edhe kur e përkëdhel, prapë e lëndon/ Me vullnet pozitiv do t’i japim një hov të ri marrëdhënieve

Aktualitet

Meta-Tsipras: Një plagë edhe kur e përkëdhel, prapë e lëndon/ Me vullnet pozitiv do t’i japim një hov të ri marrëdhënieve

Publikuar

-

Në vijim të vizitës së tij zyrtare në Greqi, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u prit sot në Athinë në një takim nga Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras.

Gjatë takimit, Kryetari i Kuvendit shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Greqia i ka dhënë Shqipërisë në anëtarësimin e saj në NATO, në marrjen nga Shqipëria të statusit të vendit kandidat në BE dhe që jep ndaj ecurisë së saj në procesin e integrimit evropian.

Po ashtu Meta nuk ka anashkaluar edhe të shkuarën për të cilën ai ka thënë se plaga edhe po ta përkëdhelësh dhemb, por Meta ka nënvizuar se vullneti pozitiv do t’i japë hov të ri marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Natyrisht, si të gjithë fqinjët, në historinë e marrëdhënieve tona kemi disa plagë, por nuk janë këto që dominojnë marrëdhëniet tona. Ato dominohen nga interesat e përbashkët, dhe dihet që një plagë edhe kur e përkëdhel, prapë e lëndon. Por unë besoj që ne me urtësi dhe me vullnet pozitiv, jo vetëm që do t’i japim një hov të ri marrëdhënieve të gjithanshme shqiptaro-greke, sepse kjo është një kërkesë e qytetarëve tanë, por dhe t’i trajtojmë në mënyrë konstruktive sipas edhe përkatësisë evropiane që na takon të gjitha çështjet e mbartura nga e kaluara”, shtoi Meta.

Kryetari i Kuvendit vlerësoi momentin pozitiv të Greqisë si edhe përmirësim të situatës ekonomike dhe sociale.

Duke u ndalur te çështjet e emigrantëve shqiptarë në Greqi, Kryetari i Kuvendit vlerësoi vizionin integrues të qeverisë Tsipras dhe kërkoi që të bëhen përpjekje edhe më të mëdha në këtë drejtim.

LEXO EDHE:  Meta viziton qendrën humanitare “Strehë dhe shpresë”/ Lufta ndaj varfërisë, luftë për dinjitetin e njeriut

“Në mënyrë të veçantë doja t’ju falënderoja juve personalisht dhe qeverinë tuaj për vizionin tuaj mjaft integrues për emigrantët. Dhe do t’ju lutesha që të bënit përpjekje të tjera në këtë drejtim, pasi kjo është shumë e rëndësishme për të dy vendet tona, jo thjesht për miqësinë, por për vëllazërinë midis shqiptarëve dhe grekëve. Në 26 vjet janë krijuar kaq shumë lidhje midis dy vendeve, midis dy popujve, lidhje familjare, shoqërore, njerëzore, ekonomike, tregtare sa që nuk mund të ketë më forcë as politika për t’iu kundërvënë kësaj marrëdhënie mjaft të fuqishme njerëzore në radhë të parë mes dy vendeve”, tha Ilir Meta.

Kryeministri i Greqisë i premtoi Kryetarit të Kuvendit, Meta se qeveria greke do të angazhohet për të krijuar më shumë lehtësira për dokumentet e emigrantëve shqiptarë.

“Marrëdhënie të cilat gjatë rrugëtimit të tyre historik kanë pasur edhe tensione, kanë pasur edhe probleme, por kanë pasur edhe kohërat e mira. Dhe ne duhet të zgjidhim problemet dhe të kenë mbarëvajtjen e tyre. Duhet të mbrojmë perspektivën e fqinjësisë së mirë, ta mbrojmë atë nga zërat ekstremistë, nacionaliste. Jemi dy nga popujt më të vjetër të gadishullit dhe në pjesën më të madhe të historisë popujt tanë kanë bashkëjetuar dhe kanë ndarë vështirësi të përbashkëta”, tha Tsipras, duke vlerësuar edhe kontributin e kryeparlamentarit Ilir Meta në marrëdhëniet mes dy vendeve. /Citynews.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Debati për listat e hapura/ Rama paralajmëron opozitën: Harrojeni se do e pengoni procesin

Publikuar

-

Nga

Debati për listat e hapura/ Rama paralajmëron opozitën: Harrojeni se do e pengoni procesin

Nga Gjermani ku ndodhet për një vizitë zyrtare si kryetar i OSBE, kryeministri Rama ka komentuar dhe situatën poltike në vend.

Duke u ndaluar tek debati për listat e hapura apo të mbyllura të kandidatëve, Rama tha çdo propozim është i diskutueshëm ndërsa paralajmëroi opozitën të mos bëhet pengesë e procesit.



“Propozimi nuk është shpikje i referohet një modeli që e kanë disa vende demokratike. Çdo propozim është i diskutueshëm uroj që opozita mos humbasë kohe siç e ka zakon, se koha nuk pret. Zgjedhjet janë më 25 prill në ligjin zgjedhor kemi edhe angazhimin për sistemin elektronik. Opozita është e mirëpritur të diskutojë të japë alternativa, por të pengojë procesin duhet ta harrojë një orë e më parë sepse nuk ka kohë për të pritur dhe ne nuk do të presim në pafundësi.” u shpreh Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Grushti i popullit, më i fortë se i shtetit”/ Rama ironi me “kërcënimet” e Metës: Varet nga Hëna!

Publikuar

-

Nga

“Grushti i popullit, më i fortë se i shtetit”/ Rama ironi me “kërcënimet” e Metës: Varet nga Hëna!

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me ironi deklaratave të Presidentit Ilir Meta, të bëra ditën e djeshme gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, ku tha se “Grushti i shtetit do të shtypet nga grushti i popullit, se është më i fortë”.

Rama tha se nuk përbëjnë asnjë surprise, ndërsa me tone ironik, shtoi se “Presidenti ka një raport shumë personal me rrotullimin e hënës, kështu që varet nga kahja e hënës në momentin kur flet”.

“Nuk i kam ndjekur deklaratat e presidentit, nuk përbëjnë asnjë surprizë, në cfarë formë që të materializohen. Presidenti ka një raport shumë personal me rrotullimin e Hënës, kështu që varet nga dita dhe kahja e Hënës në momentin që flet.

LEXO EDHE:  Shqipëri-BE/ Takim i nivelit të lartë më 24 Mars



Parlamenti vijon punën, jo vetëm që është legjitim, por është në krye të detyrës dhe do të vijojë që të kryejë detyrën për të reflektuar në Kodin gjedhor ndryshimet që ndodhën duke i hapur rrugë listave të hapura dhe duke konsoliduar sistemin zgjedhor me një ndryshim të domosdoshëm të formulës së koalicioneve, nga një absurde që nuk e ka asnjë vend, në një që e kanë të gjitha vendet evropiane që kanë koalicionin si një mundësi dhe që krijojnë koalicione parazgjedhore” tha Rama./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Video-Meta dënon dhunën ndaj gazetarëve/ Thirrja e fortë për policinë

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

E masakruan me thikë në zemër/ Kush është 34-vjeçari, baba i dy fëmijëve që u vra sot në Durrës

Publikuar

-

Nga

E masakruan me thikë në zemër/ Kush është 34-vjeçari, baba i dy fëmijëve që u vra sot në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Durrësit, ku një person ka mbetur i vdekur pas një goditje me thikë në zemër.

Viktima është Idajet Dulla, 34 vjeç dhe baba i dy fëmijëve. Ai është nga Kukësi, por banonte në Durrës dhe punonte në një karburant.

Sipas të dhënave të para, mësohet se viktima fillimisht ka debatuar me një person i identifikuar si Arbër Koti, shofer autobuzi, për motive banale.

LEXO EDHE:  Përfundon takimi me ambasadorët/ Meta prezanton planin me 11 pika për daljen nga kriza



Më pas, viktima e ka qëlluar me grusht këtë të fundit, ndërsa Koti ka nxjerrë thikën duke e lënë të vdekur.

LEXO EDHE:  Përfundon takimi me ambasadorët/ Meta prezanton planin me 11 pika për daljen nga kriza

Mësohet se ka qenë e ëma dhe bashkëshortja që e kanë çuar në spital atë, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE