LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Grosistët paralajmërojnë/ Çmimi i naftës do të rritet 3-4 lekë për litër

12 Tetor 2016, 10:16, Aktualitet CNA

Vendimi i qeverisë për liçensimin e pikave të karburantit do të bëjë që çmimi i naftës të rritet me 3-4 lekë për litër. Nëse gjykata Kushtetuese nuk do të shfuqizojë vendimin e qeverisë rritja e çmimit është e sigurtë.

Unioni i Shoqërive Hidrokarbure ka mbrojtur në seancën dëgjimore në Gjykatën Kushtetuese padinë për shfuqizimin e vendimit të qeverisë për tarifat e liçensimit të pikave të karburantit, bën të ditur ?Panorama?.

Ky vendim parashikon që pagesa për liçensimin e një pike karburanti është 5 milionë në Tiranë dhe 2 milionë në bashkitë e tjera. Sipas Presidentit të Unionit të Shoqërive Hidrokarbure, Fatjon Veizaj nëse ky vendim do të lihet në fuqi shumë biznese të pikave të karburantit do të falimentojnë dhe çmimi i karburanteve do të ngrihet me 3-4 lekë/litër.

?Me argumentet që ka parashtruar pala e qeverisë, sjell një falimentim të pikave të karburantit, për shkak sepse zë rreth 25% të fitimit bruto të këtyre pikave. Kjo është një taksë për falimentimin e subjekteve. 95 lekë për litër në atë tabelë që ju shikoni janë taksa që i shkojnë shtetit, kështu që relativisht kjo është një 20% e kostos së karburantit. I bie nëse aplikojmë, që të ketë një rritje mesatare 3-4 lekë për litër?, tha Veizaj para Gjykatës Kushtetuese. / Citynews.al

 

Lajmet e fundit nga