Connect with Us

Basha: Policia po kalon ditët e saj më të vështira

Aktualitet

Basha: Policia po kalon ditët e saj më të vështira

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit për policinë. Ai tha se Edi Rama drejton vendin me krimin në këto tre vite, ndërsa Policia e Shtetit ka kaluar ditët e saj më të vështira, duke qenë e detyruar të mbyllë sytë para kriminelëve. Basha tha se Rama pranon se ka policë, që duhej të ishin në burg, por nuk tha pse nuk janë. Sipas Bashës ata po ruajnë drogën e miqve të kryeministrit.

“Kur pranoi sot se ka policë që duhet të ishin në burg, nuk e tha pse nuk jane burg: sepse i duhen për ruajtur drogen e miqve të tij. Prandaj i mori nga burgu ata që policet e ndershëm i kishin futur aty, dhe jua vuri mbi koke si “shefa”.
Rama tradhëtoi policinë per pazaret e tij me krimin. Opozita ka 3 vite që lufton me krimin, ndërsa Edi Rama ka 3 vite qe drejton vendin me krimin.  Policia, rendi dhe siguria do jenë më mirë pa Edi Ramen”, theksoi Basha.

LEXO EDHE:  Rama intervistë për mediat serbe/ Nuk duam kufij në Ballkan

Kreu i opozitës tha se opolicia nuk ka kaluar ditë më të vështira se tre vitet nën qeverisjen e Edi Ramës.

“Nuk ka pasur kohë më të vështirë për policinë se këto 3 vite, kur duhej të bënte kujdes të mos i dilte para Emiliano Shullazit, të mos i prishte punë Balilajt, të mos pengonte Habilajt, t’i hapte rrugën vrasësve me pagesë që pret Tahiri në zyrë, të mbyllte sytë kur arratisej Frroku që vrau komisarin Lamaj, të nderonte Rroshin e Bushin, të ishte në shërbim të Ndokës e ti thonte “po shef” shumë banditëve, trafikantëve, vrasësve, të gjithë miq të Edi Ramës”, theksoi Basha. /Citynews.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Bushati për rrugën me pagesë Milot-Fier/ “Kujt i duket shtrenjtë, t’i bjerë nga rruga tjetër”

Publikuar

-

Nga

Bushati për rrugën me pagesë Milot-Fier/ "Kujt i duket shtrenjtë, t'i bjerë nga rruga tjetër"

Deputeti socialist, Ervin Bushati, thotë se kujtdo që tarifa e 7.5 euro e rrugës Milot-Fier i duket e shtrenjtë, atëherë të përdorë rrugën aktuale. Këtë deklaratë Bushati e bëri në studion e “Ora News”.

“Ne kemi disa lloj mundësish si mund ti ndërtojmë këto rrugë, njëra është të rrisim borxhin dhe limitet i kemi të kufizuara aq më tepër që tani duhet të marrim borxh për të ringritur ekonominë, ose të rrisim taksat që ne nuk duam ta bëjmë, ose të bëjmë që ai që e përdor më shumë ta paguajë. Patjetër që do të ketë rrugë alternative. Ata që duan të arrijnë më shpejt do të mund të kenë një vlerë të shtuar. Nëse mendojnë se është e shtrenjtë rruga, mund të përdorin rrugën që është sot”, tha Bushati.

Projekti është kundërshtuar nga opozita, e cila akuzon se vlera e investimit është 11 herë më e lartë nga realja.  Në shtator të këtij viti Ministria e Infrastrukturës do të hapë ofertat që kompanitë do të paraqesin për ndërtimin e autostradës Milot-Fier.

LEXO EDHE:  Rama i përgjigjet Bashës: Unë dua të vërtetën e ti karrigen

LEXO EDHE:  Rama intervistë për mediat serbe/ Nuk duam kufij në Ballkan

Ky aks propozohet të jepet me një koncesion prej 35 vitesh. Në të dhënat e qeverisë parashikohet dhe fluksi i automjeteve që do të qarkullojnë, por nëse kjo nuk arrihet fituesi do të ketë garancinë e shtetit për të mbuluar humbjet në gjysmën e parë të kontratës.

Më konkretisht në materialin zyrtar parashikohet një fond prëj 121 milionë euro që do të jepet për koncesionarin për 17 vitet e para duke nisur prej vitit 2024 deri në vitin 2040.  Të  ardhurat bazë në këtë periudhë janë parashikuar të jenë  1.7 miliardë euro. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Brataj “ultimatum”/ Kamarierët mos përdorin dorezat!

Publikuar

-

Nga

Brataj “ultimatum”/ Kamarierët mos përdorin dorezat!

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i ka bërë thirrje kamarierëve të mos mbajnë doreza.

Sipas Bratajt, mbajtja e dorezave është burim hepatitesh pasi ato nuk ndryshohen sa herë i shërbehet klientëve të ndryshëm.

“Kamarierët mos përdorin dorezat sepse nuk i ndërrojnë sa herë i shërbejnë klientëve. Nuk kanë qenë asnjëherë të detyruara, kanë qenë të rekomanduara. Dorezat janë burim hepatitsh për vetë njerëzit, sepse t’i mbash 8 ore krijojnë problem”, tha Brataj më “Opinion”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Dosjet e hapura/ Në parlament, gjykata e polici ka ish-sigurimsa

Publikuar

-

Nga

Dosjet e hapura/ Në parlament, gjykata e polici ka ish-sigurimsa

Gentiana Sula, Kryetare e Autoritetit për Informim për Dosjet e Sigurimit të Shtetit, tregon në “Syri Tv” për Çim Pekën se nga dosjet e hetuara për deputetët në parlament del se brenda foltores ka ish-sigurimsa.

“Sot deri tani që po flasim mund të numërojmë deri në 4 mijë dosje të zbardhura. Janë dy nene ku hetojmë, që është për zyrtarët e lartë dhe për të zgjedhurit vendorë. Unë mendoj që parandalimi ka funksionuar. Ajo që na shqetëson është fakti se institucioni jonë nuk lëviz kryesisht por lëviz me kërkesë. Ne kemi gjetur 2 % të parlamentit të kaluar që kanë qenë të përfshirë në Sigurimin e Shtetit.

Po ju them vetëm kaq që pas një personi janë gjetur 68 bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. Reforma në drejtësi ka qenë një moment i mirë për të bërë një verifikim të figurave. Nga 480 dosje që kemi verifikuar në drejtësi, vetëm në 11 janë gjetur përfshirje në dosjet e Sigurimit. Nga 78 kandidatë në polici, 5 janë me dokumenta të Sigurimit të Shtetit. Sot që flasim kemi 9 procese gjyqësore ndaj nesh, ku 7 i kemi fituar dhe 2 janë në Apel”, tha Sula. 

LEXO TE PLOTE