LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

25 milionë euro u keqplanifikuan nga institucionet e Kosovës

12 Tetor 2016, 14:25, Kosova & Bota CNA

Mbetet shqetësuese për auditorin dhe deputetët e kuvendit vlera prej 25 milionë eurosh për keq planifikim të shpenzimeve nga institucionet e Kosovës për vitin 2015.

Ndër shqetësimet tjera është edhe trendi i rritjes së shpenzimeve si pasojë e vendimeve gjyqësore. Për vitin paraprak, nga buxheti i shtetit janë paguar 12 milionë euro për rastet e humbura në proceset gjyqësore.

Kështu u bë e ditur gjatë shqyrtimit të raporteve vjetore të Auditimit për Ministrinë e Financave dhe për Ministrinë e Administratës Publike në komisionin parlamentar për Mbikëqyrje Financiare.

Drejtori Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, Besnik Osmani theksoi se shqetësim tjetër është edhe angazhimi i numrit të madh të të punësuarve me kontratë mbi vepër nëpër institucionet e shtetit dhe rritja e shpenzimeve në fund vit.

?Janë shqetësuese mbulimi i pozitave me ushtrues detyre dhe lidhja e kontratave të shumta për shërbime të veçanta, të cilat po e sulmojnë disiplinën fiskale dhe kemi nevojë që të shmangim volumin e lartë të pagesave të fund vitit, sepse kjo po rritë rrezikun për pagesat e pa rregullta dhe blerje të panevojshme?. Një rast i veçantë i cili donë një trajtim është rritja e pagesave drejtpërdrejt nga Thesari si pasojë e vendimeve gjyqësore. Kjo po rritet nga viti në vit? por pagesa rreth 12 milionë euro sipas vendimeve gjyqësore tregon që megjithatë kemi një mos kujdes nga ana e organizatave buxhetore?, tha Osmani, raporton Kosovapress.

Në komisionin parlamentar për Mbikëqyrje Financiare raportoi ministri i Financave Avdullah Hoti, i cili theksoi se ka një tendencë të rritjes së menaxhimit më të mirë të financave publike, ku sipas tij, janë duke implementuar një varg reformash për rregullimin e kornizës ligjore që adreson implementimin e rekomandimeve. Hoti tha se kanë në plan formimin e një Këshilli që përfshin institucionet përkatëse për mbikëqyrjen e implementimit të rekomandimeve.

?Ne kemi analizuar me kujdes raportin e auditorit si Ministri e Financave. Mua më gëzon fakti si ministër që numri i raporteve të auditorit që janë të pamodifikuara ose me theksim të çështjes është rritur krahasuar me vitin 2014 për 9.23 për qind. Normalisht nuk është nivel i kënaqshëm për të cilin mund të ndihem i kënaqur, por ka një tendencë të përmirësimit të menaxhimit financiar nëpër organizatat buxhetore? besoi se ka nevojë që të thellohen më tutje reformat?, tha ministri Hoti. /Citynews.al

Lajmet e fundit nga