LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Veliaj bën gjithshka, presion dhe afera për t’i mbyllur gojën të vërtetës

11 Tetor 2016, 11:28, Aktualitet CNA

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike Grida Duma ka denoncuar edhe sot presionin që Erion Veliaj dhe Edi Rama bëjnë ndaj medias dhe opozitës për t?i mbyllur gojën për ngjarjen në Sharrë.

Duma kërkoi që media të mos heshtë dhe të mos i nënshtrohet presioneve të cilat mund të shkojnë deri në joshje. ?Po i drejtohemi sot mediave të vendit me mesazhin që të mos bëjë kompromis me këto ngjarje të rënda, të mos pranojë harresën që kërkon të vendosë Veliaj mbi vdekjen e një 17 vjecari të pafajshëm. Ne e dimë se jeni në kushtet e presionit, kërcënimit dhe joshjes, por është në nderin tuaj të ruani lirinë e shprehjes, arsyeja kryesore për ekzistencën e medias?, tha Duma. Ajo siguroi se PD nuk do të reshtë se denoncuari presionin që i bëhet medias. Sipas Dumës veprimet e Ramës dhe Velisë e rrisin më tej revoltën popullore.

?Partia Demokratike nuk do të heqë dorë asnjë ditë nga denoncimi i aferave korruptive e kriminale si ajo e Sharrës, e aq më tepër nga denoncimi i presionit ndaj medias. Pika e vlimit po afron. Edi Rama dhe Erion Veliaj mund të errësojnë ekrane e pushojnë gazetarë, por nuk do ta ndalin revoltën e popullit që po rritet përdite kundër sundimit të tyre të korruptuar e kriminal?, tha Duma. /Citynews.al

Deklaratë e Sekretares së Marrëdhënieve me Publikun, në PD, Grida Duma:

“Erjon Veliaj, jo vetëm mbylli një program televiziv që kishte investiguar rreth aferës së tij korruptive e kriminale në Sharrë, por ai nuk lejoi dje as transmetimin e denoncimit të Partisë Demokratike në lidhje me këtë skandal të rëndë të cënimit të lirisë së medias, të lirisë së fjalës.

Denoncimi ynë dje nuk u dha nga pjesa më e madhe e medias, që gjendet nën kontrollin e rreptë të pushtetit.

Nën kontrollin e Edi Ramës dhe dorës së tij të zgjatur në tërë aferat korruptive e kriminale të Bashkisë së Tiranës, që është Erjon Veliaj.

Ky mashtrues i pafytyre që fshihet pas pamjeve me bicikletë e me tuta po bën gjithcka që të fshehë të vertetën për vdekjen e një 17 vjecari në landfillin e tij, duke i mbyllur gojën medias, dhe duke kërkuar ti heqë zërin edhe opozitës së vendit.

Kjo censura e dyfishtë edhe pse dëshmon se kush janë në të vërtetë Erjon Veliaj dhe Edi Rama, është një turp për vendin, për shoqërinë dhe mediat tona.

Po i drejtohemi sot mediave të vendit me mesazhin që të mos bëjë kompromis me këto ngjarje të rënda, të mos pranojë harresën që kërkon të vendosë Veliaj mbi vdekjen e një 17 vjecari të pafajshëm.

Ne e dimë se jeni në kushtet e presionit, kërcënimit dhe joshjes, por është në nderin tuaj të ruani lirinë e shprehjes, arsyeja kryesore për ekzistencën e medias.

Partia Demokratike nuk do të heqë dorë asnjë ditë nga denoncimi i aferave korruptive e kriminale si ajo e Sharrës, e aq më tepër nga denoncimi i presionit ndaj medias.

Pika e vlimit po afron.

Edi Rama dhe Erion Veliaj mund të errësojnë ekrane e pushojnë gazetarë, por nuk do ta ndalin revoltën e popullit që po rritet përdite kundër sundimit të tyre të korruptuar e kriminal.”

 

Lajmet e fundit nga