LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të thyhet cikli i drogës dhe krimit/ Fundi i Ramës, zbatimi i dekriminalizimit

11 Tetor 2016, 12:38, Aktualitet CNA

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar nga një takim nga Vora rritjen e alencës kundër krimit në pushtet. Basha ka theksuar se kjo alenacë kërkon fundin e Edi Ramës dhe zbattimin e dekriminalizimit.

?Aleanca kundër krimit në pushtet po rritet çdo ditë, i mirëpritur kushdo që është per dekriminalizimin, luften kunder droges dhe zgjedhjet e lira. Gjithkush që është kundër krimit në pushtet, kundër drogës dhe kundër prishjes dhe kapjes së zgjedhjeve është i mirëpritur në aleancën qytetare për largimin e Edi Ramës dhe kthimit të vendit në normalitet?, tha Basha.

Me tej ai shtoi se ?Aleanca kundër krimit në pushtet po rritet çdo ditë, tha zoti Basha, duke theksuar se kësaj aleance i janë bashkuar edhe kritike të fortë dhe të hapur ndaj Partisë Demokratike. Sepse të gjithë sot e dinë se me Edi Ramën e keqja ka pllakosur Shqipërinë.?

Kryetari i Partisë Demokratike theksoi se pa dekriminalizimin e pushtetit nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, nuk mund të ketë siguri dhe mirëqënie për qytetarët.

?Që të organizojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme, që shqiptarët të mos kenë frikë nga krimi për të hedhur votën ashtu siç duan është e domosdoshme që të thyhet cikli i drogës dhe krimit. Po si erdhi droga dhe krimi?! Edi Rama në fillim mbushi administratën me kriminelë, solli kriminelët në parlament, i vuri në poste kyçe, i bëri kryetar bashkish. Dhe pasi kriminalizoi strukturën shtetërore e ktheu Shqipërinë në një hambar droge. Hambari i drogës tani prodhon me skllavërimin e mijëra shqiptarëve miliona euro për këta kriminelë dhe për Edi Ramën. Hallka që duhet këputur është ajo midis krimit dhe pushtetit. Ne kemi hedhur një hap të madh si opozitë dhe për këtë duhet të jemi krenar që është ligji për dekriminalizimin. Është e qartë se po t?i largohen një nga një figurat kriminale me të cilat menaxhon dhe mban pushtetin, ky është fundi i Edi Ramës. Prandaj nuk e zbaton ligjin e dekriminalizimit?, theksoi Basha në fjalën e tij.

Më tej Basha ka shpjeguar se nëse Rama do të qeveriste siç duhej dhe do të zbatonte ligjin për dekriminalizimin, Shqipëria nuk do të mbushej me drogë.

?Po të zbatohet ligji për dekriminalizimin, Shqipëria nuk do të mbushej me drogë. Po mbi të gjitha është e qartë dhe ju e keni më të qartë se askush tjetër që krimi në pushtet, droga dhe korrupsioni ka një dhe vetëm një qëllim, t?ju marrin votën, t?ju marrin pushtetin. Dhe pastaj me pushtetin që iu marrin prapë t?ju vjedhin, prapë t?ju venë zabërhanë e kriminelë mbi kokë, që kur të vijë radha, prapë t?ju marrin votën. Rruga e vetme për të ndalur këtë qerthull shkatërrues për Shqipërinë dhe shqiptarët është t?i themi Edi Ramës që me ty nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme?, theksoi Basha.

Lideri i opozitës theksoi se realiteti të cilin po përjetojnë sot qytetarët nuk është i rastësishëm, por pasojë e lidhjeve me krimin sepse kështu Edi Rama mendon se do të mbajë pushtetin dhe do të blejë votën. ?Pasiguria, varfëria, dhe hashashizimi i Shqipërisë janë pasojat e kriminalizimit të pushtetit dhe korrupsionit galopant, theksoi zoti Basha. Qytetarët e varfëruar në 3 vitet e keqqeverisjes së Edi Ramës  po përdoren si skllevër në arat e hashashit të bashkëpunëtorëve të tij. Nuk i mjafton drogimi i Shqipërisë, tani Edi Rama do edhe ta helmojë me plehrat që do të sjellë me ligjin e tij?, tha Basha. /Citynews.al

Lajmet e fundit nga