Connect with Us

Stop/ Hashash, heroinë, apo kokainë? I gjeni fare kollaj në lokalet e natës në Tiranë

Aktualitet

Stop/ Hashash, heroinë, apo kokainë? I gjeni fare kollaj në lokalet e natës në Tiranë

Publikuar

-

Kokainë, heroinë apo hashash… Çfarë të keni dëshirë, pa lodhje dhe në mes të kryeqytetit. Në emisionin e sotëm investigativ, “Stop” u tregua shumë qartë se si ju mund të gjeni drogë në lokalet e natës, në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë.

Çfarë të bëni? Mjafton të kërkoni hapur një cigare hashash apo “party” me kokainë dhe çdo kamarier apo menaxher lokali ta siguron.

 

Dialogu tek lokali i parë

Qytetarja-Nargjile pihet, këtu?

Kamarieri – ….

Qytetarja – Jo!?

Kamarieri-Hashash, droga të tjera po. Po argjile, jo.

Qytetarja-Për këtë erdhëm ne ore… Për të pirë ndonjë gjë kështu (drogëra), nargjile.

Kamarieri-E doni me nargjile tamam?

Qytetarja-Po. Nuk keni? Po, sikur ka pasur këtu!?

Kamarieri-Ka pasur, po s’ka më. N.q.s doni ndonjë drogë tjetër, po.

Qytetarja-Po ca ke?stopi hashah 2

Kamarieri-Kokainë, krokodil, LSD-ë. Ca do ti?

Qytetarja-Hashash dua!

Kamarieri-Edhe mund ta gjejmë.

Kamarieri – Ta bëj unë me shije ca të duash ti.

Kamarieri-Si të dëshironi ju! Unë jam këtu, në shërbimin tuaj! Lokali është pak i fshehur, si të thuash, është mirë për këtë punë.

Qytetarja-Tani, sa është një kështu (qese hashash)?

Kamarieri-5 mijë lekë (të vjetra) është ajo.

Qytetarja-E keni vet ju, lokali? E gjen ti?

Kamarieri-I them një shoku, se ai merret (me drogë). N.q.se hashashi të ul tensionin, të fut në atë gjëndjen mellow, si quhet edhe lokali, kurse kokaina bën komplet të kundërtën. Kokaina të rrit tensionin.

Qytetarja-Adrenalinën.

Kamarieri-Adrenalinën. Edhe faktikisht alkooli ta ul, prandaj bëhet ai kombinimi alkool – kokainë, që pinë njerëzit. Kokaina më e pastër që mund të pihet është 50 %. Gjysmë për gjysmë, sepse të çahen venat e gjakut, të shkakton hemorragji të brendshme. Ne e përdorim më shumë, kur bëjmë “Party”, këtu tek lokali. Ne faktikisht, është pjesa këtu, që ne “Party-it” i bëjmë me pak veta. Kokaina faktikisht, këtu (lokal) është 80 mijë lekë (të vjetra) grami. Kokaina është e vetmja drogë, që nuk shkakton varësi trupore.

Qytetarja-Kokainën e pinë deputetët e …

Kamarieri – Me doktorë, ca janë mjek roje, që punojnë turni i tretë, të gjithë e pinë. Shiko! Xhaxhi im është kryetar i Qarkut të Beratit dhe Edi Ramën e ka shok të ngushtë. Në momentin, që është emëruar, është emëruar nga Edi Rama. Që i ka çuar mesazh, që kështu …je kryetari i qarkut. Dhe o pinë ata…

Qytetarja-Më fal! Ti e ke tëndin tani, lokalin?

Kamarierja-Jo. Këtë e kanë dy shokë të mi, kurse unë e menaxhoj. Ai është një kosovar e ka marrë këtë lokalin, kurse unë e menaxhoj.

Qytetarja-Ki kujdes nga këta (policia) njëherë!

LEXO EDHE:  Njoftimi i OSHEE/ Këta zona do të mbesin pa energji elektrike nesër

Kamarieri -Nga kush?

Qytetarja-Mos të kap ndonjë (polic) …?

Kamarieri-E mbyll atë derën, aty. Pa një mandat, ai (polici) nuk hyn dot, sepse është pronë private. Kupton?

Qytetarja-Po.

Kamarieri -Unë jam i aftë ta largoj policin, t’i them, merr mandatin hajde nesër. Edhe n.q.s nuk ndodh diçka e tillë, prapë i kemi 3, 4 , 5 miq. Ndoshta 10-të.

Vjen pronari i lokalit

Pronari – Ca bëni ju? N.q.se doni “hashash”,  po bëjmë një telefon, na e sjellin.

Telefonata: Alo! C’osht kjo në shtëpi mo?! Kush të ka fut ty në shtëpi?! E premte sot?! Sot “top hill-i” na pret! Hajde këtej dhe dua nji qese (hashash). Klienti gjithmonë ka të drejtë! Kur vjen klienti kërkon hashash, t’i thjesht mundohu t’ia gjesh. Kur ta kenë këto atë idenë e vet (për kokainën), hajt ta provojmë! Unë do i qeras me nga dy viza ( kokainë ). Hajde mo, o Korca!

Djali që sjell hashashin.

…………………

Qytetarja – Sa bën o burrë?

Pronari-5000 lekë (të vjetra) mo, 5000 lekë bëjnë.

Qytetarja-5000 lekë (të vjetra)!

Qytetarja-Edhe këto (lekët). Merri ti, këto (lekët)!

Pronari-Jepja atij! Mbaje 5000 lekëshin aty  dhe kaq! Urdhëro goca! Jeni shumë në rregull.

Qytetarja-Faleminderit!

Pronari-Mirupafshim.

Qytetarja-Shumë faleminderit për respektin! Natën.

Dialogu tek lokali i dytë

Klientja-Më fal , të të bëj një pyetje?

Kamarieri-Po.

Klientja-Kur organizoni ndonjë gjë këtu?

Kamarieri-Nanjë tip si…kshu…

Klientja-“Party”

Kamarieri-E.

Klientja-“ Party” të vogël se duam …

Kamarieri-Në fakt, ne s’kemi bërë ndonjëherë po s’e di ta organizojmë po.

Klientja-Jo, se unë kam qenë dy herë vjet, prandaj po them, se duam të pimë ndonjë …

Kamarieri-E kuptoj.

Klientja-Hashash, ndonjë kokainë.

Kamarieri-Po, kuptoj.

Klientja-Kur?

Kamarieri-Po, shiko..!

Klientja-Kur filloni tamam, si me thënë, se ?

Kamarieri-Ne tamam, tetori. Tani, që fillon muaji tamam, fillojnë edhe shkollat, fillojnë, se tani s’ka shumë rob (njerëz). Kupton?

Klientja-Po, prandaj po them.

Kamarieri-Tani fillojnë vijnë robt.

Klientja-Po kështu hashash ose kokainë?

Kamarieri-Po s’është problem, se ka dhoma aty. Janë dhomat.

Klientja-Po pra e di, prandaj po them. Janë po ato çmime?

Kamarieri-S’është problemi aty, se këtë e rregullojmë ne. Thjesht të bëheni ju , ose ku di unë, një grup.

Klientja-I kam më tepër kosovarë.

Kamarieri-Po.

Klientja-Mirëpo , e ke parasysh, se dua t’i respektoj.

Kamarieri-E kuptoj, e kuptoj.

Kamarieri-Po. Organizojeni ju, s’është problem, e mbajmë lokalin mbas orës 12 (të natës), me muzikë tamam, e kycim.

Klientja-Ndonjë krokodil, ndonjë gjë.

Kamarieri-Po.

Klientja-Shumë faleminderit.

Kamarieri-Faleminderit.

Klientja-Mirupafshim.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë/ Dyshohet për një viktimë

Publikuar

-

Nga

Kris arma në Shkodër/ Çfarë po ndodh?

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen 5 Maji, në Tiranë.

Mësohet se gjatë një konflikti ka mbetur i plagosur me armë një person, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije.

Dyshohet se si pasojë i plagosuri ka humbur jetën, ndërsa nga informacionet paraprake, nuk raportohet për shkaqet e konfliktit.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina humb kontrollin, përplas dy këmbësore

LEXO EDHE:  Tërbohet Enno Bozdo/ Sulmon emisionin STOP: Kanë humbur shikimin dhe dinjitetin profesional

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Izraeli provokon luftë me Jeruzalemin/ Hidhen raketa në Gaza, 20 të vdekur

Publikuar

-

Nga

Izraeli provokon luftë me Jezuralemin/ Hidhen raketa në Gaza, 20 të vdekur

Është tensionuar në Izrael ku kanë filluar sulme ajrore me raketa kundër militantëve në Rripin e Gazës.

Ministria palestineze e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza tha se 20 vetë, përfshirë fëmijët, kanë vdekur në sulme.

Duket se tensionet kanë kapur kulmin, aq sa Hamasi ka sulmuar me raketa mbi Jeruzalem, sa që detyruan edhe parlamentit të evakuohet, shkruan BBC news.

Kundërpërgjigjia nuk vonoi dhe Izraeli nisi sulmet ajrore mbi Gaza, ku ndodhet dhe baza e militantëve të Hamasit.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina humb kontrollin, përplas dy këmbësore

LEXO EDHE:  “Stop” shkon në Peshkopi/ Kryetari i Bashkisë “zhduket”

Prej ditësh vijojnë tensionet kryesisht mes protestuesve palestinezë dhe Policisë së Izraelit, ndërkohë që Hamasi i Gazës ka kërcëntuar vazhdimisht se do të sulmojë.

Nga pala izraelite ndërkohë pretendojnë se kanë vrarë 3 militantë të Hamasit, kurse kryeministri Netanyahu ka theksuar se Hamasi tashmë ka kaluar vijën e kuqe.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Atentati në Vlorë/ Artan Hoxha zbërthen skemën: Eliminuan objektivin për pesë sekonda

Publikuar

-

Nga

Atentati në Vlorë/ Artan Hoxha zbërthen skemën: Eliminuan objektivin për pesë sekonda

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar mbrëmjen e sotme atentatin në Vlorë, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Bledar Birçaj.

Në një intervistë për “Opinion”, Hoxha deklaroi se pjesë e këtij atentati ishin dy qitësa, që sipas tij janë profesionistë dhe arritën të kryenin objektivin e tyre për 5 sekonda.

Janë dy qitës dhe janë me eksperiencë. Ata janë të koordinuar në mënyrë perfekte se nuk e kanë dëmtuar personin tjetër që ishte pasagjer. Viktima është një njeri 45 vjecc. Agresorit të parë i bie automatiku dhe në atë moment del personi që ishte në sedilien e pasme. Nëse ata domnin të shkaktonin viktima të tjerë e kishin më të lehtë. Viktima ka ardhur para tre javësh nga Spanja. Ajo që bën përshtypje është fakti që të dy qitësat mbajnë një pozicion diagonal për të mos dëmtuar pasagjerin. Është një fragment sekonde, jo më shumë se 5 sekonda. Është një goditje shumë e shpejt. Kjo është vrasje tipike mafioze”, tha Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE