LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Krujë - Gjendet 1 dozë kanabis në çantën e shkollës/ Dy të rinj procedohen në gjendje të lirë

11 Tetor 2016, 09:46, Aktualitet CNA

Policia e Krujës ka gjetur kanabis në çantën e shkollës e për pasojë është ndjekur penalisht një 15 vjeçar. Pas kontrollit të bërë dy të rinj në një nga shkollat 9 vjecare të qytetit u proceduan në gjendje të lirë K.K 15 vjeç dhe R.A 18 vjeç. Raporti i policisë së Durrësit flet për një dozë kanabis. ?Shtetasit K.K. gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e shkollës në ambjentet e shkollës 9-Vjeçare, Krujë, në klasë, I?u gjet dhe I?u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva? informon policia. Flitet për një dozë të vogël kanabisi. Ndaj tij ka nisur procedim penal në gjëndje të lire?, thuhet në raportin e policisë së Durrësit.

Shtetasit R.A. gjatë kontrollit fizik të ushtruar në lagjen Nr.1,  iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Marjuanë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Tiranë(për shtetasin K.K.) për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar në nenin 283/1  të Kodit Penal. /Citynews.al

Lajmet e fundit nga