LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Investimet e Rilindjes/ Qytetet përmbyten me shiun e parë

11 Tetor 2016, 07:44, Aktualitet CNA

Në një deklaratë të bërë publike në rrjetet sociale, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaron se kryeministri flet për suksese imagjinare, ndërsa qytetet përmbyten me shiun e parë. Basha thekson në mesazhin e tij se qeveria e papërgjegjshme i ka braktisur qytetarët e saj. /Citynews.a

Në vijim mesazhi i plotë i kreut të opozitës Lulzim Basha:

?Nderkohe qe Edi Rama rrihte gjoksin per suksese imagjinare, qindra familje te Lacit dhe Fushe Krujes u lane ne meshire te fatit.
Keto jane investimet e rilindjes: me shiun e pare qytetet permbyten, shtepite e bizneset po ashtu. Qytetaret jane braktisur nga kjo qeveri e papergjegjshme qe kujtohet per ta vetem per tju marre voten.
Fatkeqesisht permbytjet mbreme shkaktuan nje tjeter viktime, ashtu si edhe nje vit me pare. Duke shprehur ngushellimet per familjen e Kol Menges qe humbi jeten tragjikisht per shkak te permbytjeve, i bej thirrje qeverise te lere propaganden dhe te marre ne dore situaten per te ndalur cdo fatkeqesi tjeter dhe per tju ardhur ne ndihme banoreve te goditur.? /Citynews.al

Lajmet e fundit nga