Connect with Us

Horoskopi e marte 11 tetor

Aktualitet

Horoskopi e marte 11 tetor

Publikuar

-

/
DASHI21. mars – 20. prill

Sot do zbuloni një ane tërësisht tjetër te partnerit tuaj e cila do ju beje ta dashuroni ate akoma me tepër. Ja pse koha e kaluar se bashku është kaq e çmuar. Beqaret duhet te lëvizin sa me shume nëse duan ta gjejnë princin e tyre te kaltër. Ne planin financiar do keni shume fat fale ndikimit te madh te Jupiterit. Shfrytëzojeni këtë gjë për te bere edhe disa investime te konsiderueshme.

DEMI21. prill – 21. maj

Dite plot ngjyra ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Priten performanca te shkëlqyera nga te dy anët dhe emocionet do shumëfishohen. Beqaret do kenë plot mundësi për takime, por duhet te jene sa me te fshehte. Financat ne përgjithësi do jene te mira. Nuk do keni aspak probleme apo vështirësi, përkundrazi situata do mbetet gjithë kohës e qëndrueshme.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Beqaret do jene te privilegjuarit e kësaj dite. Jeta ne çift ka për t’iu ecur për mrekulli kështu qe nuk kane pse te shqetësohen për asgjë. Beqaret nuk duhet ta lënë pas dore jetën intime sepse do pendohen. Edhe pse tani nuk duket, vitet ikin shpejt. Ne planin financiar shume yje do bëhen bashke dhe do ju ndihmojnë t’i zgjidhni te gjitha vështirësitë një e nga një.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Dite shume e kënaqshme ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do ketë debate apo probleme me njeri-tjetrin, përkundrazi gjithçka do ece me se miri. Beqaret duhet ta shfrytëzojnë ne maksimum lirinë qe kane për te dale me persona te ndryshëm e për t’u njohur me ta. Vetëm ashtu do mund ta gjejnë personin e përshtatshëm. Financat do vazhdojnë te mbeten te mira.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Dite e jashtëzakonshme do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do keni me as dyshimin me te vogël për partnerin dhe mund te hidhni hapa te jashtëzakonshme. Beqaret qe janë ne pritje te ndjesive te forta duhet te bëjnë akoma me tepër durim. Ne planin financiar do ju duhet me tepër përkujdes dhe maturi, pasi atëherë kur nuk e pret gjendja mund te destabilizohet.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Dite perfekte do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do i shprehni pafund ndjenjat dhe do i lini njëherë e mire pas krahëve problemet e se shkuarës. Beqaret do dine si ta joshin personin qe do pëlqejnë dhe deri ne fund te ditës do e kenë ndryshuar statusin. Ne planin financiar do jeni te detyruar te bëni kufizime, pasi ne te kundërt situata mund te marre për keq.

LEXO EDHE:  Horoskopi, e Premte, 28 Maj 2021
PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Ndjenjat ndaj partnerit do jene te forta sot, por do e keni pak te vështirë për t’i shprehur ato. Mendohuni e reflektoni për disa ore sepse do e gjeni mënyrën e duhur. Beqaret do ja kalojnë mire edhe pse nuk do e gjejnë personin qe do ju përshtatet ne çdo pike. Buxheti nuk do jete ne gjendjen me te mire, kështu qe mos bëni asnjë shpenzim te tepruar.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Ju te dashuruarit do korrni ato qe keni mbjelle kohet e fundit. Ju e dini me mire se kushdo sesi jeni sjelle me atë qe keni ne krah dhe se çfarë gabimesh keni bere. Beqaret do jene te vendosur te bëjnë ndryshime ne jetën e tyre sentimentale dhe me pak këmbëngulje do ja dalin mbanë. Me shpenzimet mos u tregoni te nxituar sepse situata mund te përkeqësohet shpejt.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Ambienti ne jetën tuaj ne çift do jete shume i mire gjate kësaj dite kështu qe mund te përfitoni për te folur hapur me partnerin tuaj edhe për gjera qe me pare nuk guxonit. Beqaret do fillojnë disa projekte te mëdha ne pune dhe nuk do e kenë mendjen për te menduar për dashurinë. Me financat tregohuni te kujdesshëm sepse përndryshe situata mund t’iu dale jashtë kontrollit.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Fale ndikimit te madh te Venusit dhe Merkurit, sot do e dashuroni me më shume pasion atë qe keni ne krah. Emocionet kane për t’u shtuar gjithnjë e me shume. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te bere ndryshime te statusit edhe ose mundësitë do jete te mira. Buxheti nuk do jete i keq. Përfitoni nga kjo gjë për te kryer shpenzimet e nevojshme te cilat i keni shtyre here pas here.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Ka rrezik qe sot te fryjnë stuhi te fuqishme ne jetën tuaj ne çift. Do grindeni për çdo gjë dhe nuk do arrini te merreni vesh aspak. Beqaret duhet te jene me realiste dhe nuk duhet te kërkojnë gjera te pamundura sot. Për dashurinë e madhe do ju duhet ende te presin pak kohe. Ne planin financiar gjithashtu ka rrezik te lindin probleme goxha serioze. Kujdes!

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Sot me ne fund do zgjoheni nga gjumi letargjik ju te dashuruarit dhe do i shihni gjerat me një sy tjetër. Do mundoheni te flisni hapur me partnerin edhe për tema delikate dhe ne fund do e gjeni një zgjidhje. Beqaret nuk duhet te luajnë shume me zjarrin sepse mund te digjen keq. Ne planin financiar gjithçka do varet nga sjellja juaj. Bëjini me kujdes llogarite para se te shpenzoni.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Ambasadat shqiptare në 5 shtete ”mbyllin” dyert/ Zbardhen shkaqet

Publikuar

-

Nga

Ministria e Jashtme jep njoftimin e rëndësishëm/ Çfarë duhet të dinë qytetarët që shkojnë në Itali

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se për shkak të kushteve të vështira klimatike dhe situatës nga pandemia Covid-19, do të ketë kufizime apo ndërprerje të punës në përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë në Stamboll, Ankara, Mynih, Romë dhe Athinë.

Në disa prej shteteve të përmendura më lart, kufizimet apo ndërprerja e punës vijnë edhe si shkak i vendimit të qeverive përkatëse, për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia dhe kushtet e vështira klimatike.

LEXO EDHE:  Horoskopi, e Premte, 28 Maj 2021

LEXO EDHE:  Pa asnjë ndjenjë dhembshurie/ Njihuni me shenjat më djallëzore të horoskopit

“Në raste emergjencash, lutem kontaktoni  në numrat e posaçëm të përfaqësive diplomatike:

Stamboll: +905459461456

Ankara: +905449622617



Mynih: +4915237913997

Romë: +393420498192

Athinë: +306941658183

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mbetet e angazhuar për t’iu përgjigjur qytetarëve në kohë reale”, thuhet në njoftimin e Ministrisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga tritoli tek kërcënimet e shantazhet/ Veliaj një tjetër mesazh për Dukën

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, më i përfoluri në 24 orët e fundit sërish ka reaguar dhe sërish e ka lidhur me futbollin.

Në Konferencën e zhvilluar sot për “Sistemin e kontrollit të brendshëm në mirëmenaxhimin e financave publike”, Veliaj tha se askush nuk është i paprekshëm kur abuzon me fondet dhe taksat e qytetarëve.

Sipas tij, UEFA dhe FIFA janë shembulli më i mirë se kush abuzon, del para drejtësisë, duke i dërguar kështu një tjetër mesazh Armando Dukës.



“Pavarësia dhe paprekshmëria janë dy gjëra të ndryshme; mund të jesh i pavarur, por nuk je i paprekshëm. Dhe meqë FIFA dhe UEFA janë në Zvicër, leksioni më i madh në fakt na vjen nga Zvicra, ku fakti që ruhet sekreti bankar, të dhënat personale, që respekton të drejtat e njeriut, nuk nënkupton se njerëzit janë të paprekshëm, qofshin këta edhe vipat e futbollit. Ti mund të jesh futbollist i shkëlqyer si Platini, por Zvicra nuk të jep imunitet. Zvicra të ndjek, të auditon, të kërkon llogari dhe ti nuk je i paprekshëm. Sepp Blatter ishte mbreti i futbollit, por të qënit në Zvicër nuk i dha askujt imunitet. Në momentin që ti dështon në proceset e auditit, të transparencës, atëherë as në Zvicër, që është sot modeli i ruajtjes së pavarësisë dhe privatësisë, nuk shpëton dot”, ka thënë Veliaj.

LEXO EDHE:  Horoskopi javor i dashurisë/ Si do të jetë jeta juaj sentimentale në ditët në vijim

LEXO EDHE:  Dashuria, paratë apo humori?/ Ja, cilat janë shenjat me fat për sot

Kujtojmë se një ditë më parë, doli në dritë një audio-përgjim, ku eksponent kryesor ishte Veliaj, ndërsa më vonë, një sasi tritoli shpërtheu në portën e banesës së Armando Dukës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Artan Lame kallëzohet në SPAK

Publikuar

-

Nga

Covid-19 mbyll Kadastrën e Tiranës/ Dhjetëra punonjës të infektuar

Banorët e Laprakës kanë  kallëzuar sot  në SPAK Kreun e Kadastrës Artan Lame dhe firmën “Salillari”.

Ata shprehen se projekti i Unazës së Madhe parashikon prishjen e objekteve në Laprakë.

“Kemi vendosur t’i drejtohemi SPAK me një kallëzim penal ndaj Kadastrës dhe Salillarit që ka fituar këtë tender, për të cilin ne kemi dyshime. Kallëzimi është depozituar në SPAK.



Banorët kanë që në 2006 që presin të legalizohen banesat e tyre. Nuk kemi asnjë procedurë ligjore”, u shprehën ata për mediat.

Më tej ata kanë treguar se banesat që parashikohen të shembet janë ndërtur që në vitin 2000  apo ndoshta më herët.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 10 nëntor 2017

LEXO EDHE:  Horoskopi, e Hënë, 28 Qershor 2021

Ne duam që projekti të bëhet, por duam të ketë një respektim ligjor. Të merren masat e duhura për t’i ardhur në ndihmë banorëve që i preken banesat. Duam që para se të nisin shembjet të merren masat dhe më pas të vijohet. Ne jemi pro projektit, por kostoja që na kanë ofruar është e lartë. Ligjet shqiptare po shkelen me të dyja këmbët. I bëj thirrje institucioneve të dialogojnë t’i japin zgjidhje e më pas të vazhdohet me projektin”, u shpreh një nga banorët, pas kallëzimit në SPAK./CNA.al

LEXO TE PLOTE