LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Galdini: Çështja çame nuk është çështje e së shkuarës, por çështje e BE-së

11 Tetor 2016, 13:52, Aktualitet CNA

Kryetari i LDE Arian Galdini ka reaguar sot lidhur me deklarimet dhe debatin me te fundit mbi ceshtjen came. Ne reagimin e tij Galdini shkruan se: Ajo cka u ka ndodhur cameve, pra genocidi, shpronesimi, deportimi, ka ndodhur ne te shkuaren. Por ceshtja came nuk i perket se shkuares. Ceshtja came eshte nje ceshtje qe duhet vendosur ne tryezen e dialogut dhe fqinjesise se mire Shqiperi – Greqi, per ti dhene nje zgjidhje te plote, te shoejte dhe te dinjiteteshme. Greqia zyrtare ende e mohon ne deklarimet publike ekzistencen e ceshtjes came. Kryetari i Kuvendit te Shqiperise z. Ilir Meta e transferon ne te shkuaren kete ceshtje. Nderkohe qe Komisioneri i Zgjerimit i BE Johanes Hahn e konsideron si nje ceshtje qe duhet vendosur per zgjidhje ne Tryezen e Dialogut, sot. Ka shume rendesi qe ne shqiptaret te respektojme e ndjekim porosite e Komisionerit Hahn, perderisa rrugetimi qe ne kemi zgjedhur eshte integrimi europian. Ne si LDE inkurajojme qe Qeveria shqiptare pervecse pohuese e ceshtjes came, te behet edhe aktivisht e angazhuar per zgjidhjen e kesaj ceshtjeje. Ne si LDE inurajojme qe ne Projekt Buxhetin e vitit 2017, te parashikohet edhe ngritja e nje Pavioni per Camerine dhe historine e kulturen came ne Muzeun Historik Kombetar, financimi i disa projekteve studimore shkencore nga Akademia e Shkencave dhe QSA – Qendra e Studimeve Albanologjike mbi kulturen, etnografine, folklorin dhe historine e cameve, si edhe ngritjen e disa Pavioneve Prezantuese te Kultures dhe Historise se zones se Camerise ne Selite e Parlamentit Europian ne Straburg dhe Bruksel dhe ne Kongresin Amerikan ne Ëashington DC. Qeveria shqiptare duhet te konsideroje edhe mundesine ligjore te prezantimit e perfaqesimit te ceshtjes came ne Gjykaten e Strasburgut si shtet (state to state). Ceshtja came, eshte ceshtje am per te gjithe ne shqiptaret, eshte ceshtje e fqinjesise se mire me Greqine, e tashme edhe ceshtje e integrimit europian per Shqiperine.

Lajmet e fundit nga