LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berat/ Tenton t’i japë ryshfet policit për të mos marrë gjobë, arrestohet

11 Tetor 2016, 13:05, Aktualitet CNA

Gjobat për shkeljet e Kodit Rrugor janë të ashpra, ndaj edhe përpjekja e shkelësve të ligjit tashmë është e përsëritur për të shmangur masat administrative, shpesh përmes ryshfetit. Policia rrugore në Berat ka shënuar një tjetër rast të mitdhënies. Kështu policia ka arrestuar në flagrancë një shtetas pasi tentoi t’i jepte para punonjësit të policisë për të mos marrë masë administrative.

Nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit : ? S. B., 38 vjeç, banues në Berat. Ky shtetas u arrestua pasi: Sot rreth orës 11.00, në rrugën nacionale Berat-Lushnje, në vendin e quajtur ?Protoduarët?, është ndaluar nga patrulla e Policisë Rrugore Berat, për arsye se ka qënë duke drejtuar mjetin e tij tip ?Mercedes Benz ATP?, me targa BR 1659 B, në shkelje të Kodit Rrugor. Në momentin e ndalimit ky shtetas ka tentuar t’i jap një shumë parash punonjësit të policisë rrugore për të mos marrë masë administrative. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal. /Citynews.al

Lajmet e fundit nga