LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

700 kg drogë nga Shqipëria në Itali/ Pse nuk u kap këtu?

11 Tetor 2016, 12:56, Aktualitet CNA

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka në një deklaratë për mediat kërkon të dijë nga ministri pse droga që del nga Shqipëria gjithmonë kapet nga pala italiane dhe asnjëherë nga policia shqiptare. Duke iu referuar rastit të fundit të kapur sot në brigjet italiane Noka ironizoi duke thënë se e vetmja meritë e Ramës dhe e Tahirit për kapjen e drogës është dalja në konferencë për shtyp pasi është kapur.

?Sërish 700 kilogramë drogë nga Shqipëria në Itali. Po nga del vallë kjo drogë, se Rama e Tahiri thonë nuk ka më kanabis në vendin tonë. Droga çau detin por pasi u kap në Itali na del aksion i përbashkët . Po nëse është aksion i përbashkët, pse nuk ndalohet asnjëherë droga në Shqipëri, po gjithnjë në Itali. E vetmja meritë e Ramës e Tahirit është që kur droga kapet në brigjet fqinjë, këta të dy bëjnë një deklaratë për mediat?, deklaroi Noka.  /Citynews.al

Lajmet e fundit nga