LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Xhaça: Unë dhe burri deputetë, kodi i ri i etikës në PS, nuk na prek

10 Tetor 2016, 07:40, Aktualitet CNA

Neni i ri i Kodit të Etikës së Asamblesë së PS, nuk lejon bashkëshortët si anëtarë të saj. Deputetja dhe anëtarja e kryesisë e PS-së Olta Xhaçka në një intervistë për gazetën ?Panorama?, shprehet se përcaktimi përjashtues nga asambleja për një nga bashkëshortët nuk është i vlefshëm për deputetët, të cilët janë automatikisht anëtarë dhe jo të zgjedhur.

?Kam parë shumë keqinterpretime të këtij neni nëpër gazeta e portale të nesërmen e Asamblesë Kombëtare. Unë dhe Artani jemi anëtarë ex-officio të Asamblesë Kombëtare, si pasojë e të qenët deputetë të Partisë Socialiste. Kodi i Etikës tenton të rregullojë disa marrëdhënie etiko-morale për ta bërë sa më të drejtë vendimmarrjen e këtij forumi dhe nuk është as rregullore, as kod etike për veprimtarinë e deputetit?, thotë Xhaçka.

Në terma konkretë duke folur për veten saj dhe bashkëshortin Deputet Artan Gaçi Xhaçka shprehet se deputetët dhe veprimtaria e tyre rregullohen nga kodi i tyre, jo ai i Asamblesë Kombëtare të PS-së.

?Ndaj edhe kuptimi se ky kod etik i Asamblesë Kombëtare rrezikon mandatin e deputetit të njërit prej nesh është një keqkuptim i madh, pasi pika 3 e nenit, e cila citohet në këtë rast, nuk është për deputetët, por për papajtueshmërinë e mandatit të kryetarit të PS-së në bashki apo komunë me funksione të tjera politike, të zgjedhura apo të emëruara në parti?, shprehet deputetja socialiste në intervistën për gazetën ?Panorama?. /Citynews.al

 

 

Lajmet e fundit nga