LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nishani në Romë/ Takim me presidentin dhe kreun e Senatit

10 Tetor 2016, 11:50, Aktualitet CNA

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani po zhvillon një vizitë pune në Romë të Italisë.

Gjatë mesditës, Nishani është pritur në selinë e Presidencës italiane, Qurinale, ku do të zhvillojë një takim me presidentin e Republikës së Italisë Sergio Mattarella.

Gjatë pasdites, Presidenti i Shqipërisë do të pritet në një takim zyrtar në Pallatin Giustiniani në Romë nga Presidenti i Dhomës së Senatit të Parlamentit italian Pietro Grasso.

Në qendër të takimeve do të jenë marrëdhëniet midis dy vendeve, rrugëtimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, situata ndërkombëtare, lufta kundër terrorizmit, etj. /Citynews.al

Lajmet e fundit nga