LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta takon Kotzias ne Athine/ Camerine ta zgjidhim me qetesi dhe dashuri

10 Tetor 2016, 17:24, Aktualitet CNA

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta ka nisur sot një vizitë zyrtare në Greqi me ftesë të Presidentit të Parlamentit të Greqisë, z. Nikolaos Voutsis. Z. Meta dhe delegacioni parlamentar shqiptar që e shoqëron atë u pritën fillimisht në një takim nga Ministri i Punëve të Jashtme, z. Nikos Kotzias.

Gjatë takimit Kryetari i Kuvendit theksoi rëndësinë e avancimit të axhendës parlamentare dhe se parlamentet janë vendet ku mblidhen të gjithë forcat politike në të dy vendet dhe përfaqësojnë interesat e dy popujve tanë.

Në këtë kuadër, z. Meta u shpreh se interesat e përbashkëta strategjike duhet të prevalojnë mbi çështjet e trashëguara të së shkuarës.

Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit preku edhe çështjen e ligjit të luftës dhe shprehu bindjen se abrogimi i tij do të krijonte hapësira për çlirimin e çështjeve të tjera të mbetura pezull.

Ilir Meta siguroi Ministrin e Punëve të Jashtme, z. Nikos Kotzias se Kuvendi i Shqipërisë mbështet avancimin e punës mes dy qeverive për të çuar në një stad tjetër bashkëpunimin tonë dhe se me mirëkuptim duhet zgjidhur çështjet e trashëguara.

Në përfundim të takimit me Ministrin e Punëve të Jashtme, z. Nikos Kotzias, Kryetari i Kuvendit iu përgjigj interesimit të medieve për të dhënë një prononcim.

 

Pyetje nga gazetarët

Meta, çfarë keni diskutuar në takimin me Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, z. Kotzias?

Kemi diskutuar lidhur me avancimin e axhendës së përbashkët për të forcuar më tej bashkëpunimin bilateral, i cili është mjaft i rëndësishëm për të çuar përpara edhe interesat strategjike të përbashkëta të dy vendeve, jo vetëm si dy vende fqinje, por edhe si dy vende anëtare të NATO-s. Si dy vende që kanë një përgjegjësi të jashtëzakonshme për paqen , stabilitetin dhe sigurinë e rajonit tonë. Aq më tepër tani kur sfidat janë shtuar për rajonin tonë edhe për shkak të problemeve që vijnë nga Lindja e Mesme dhe vendet e Mesdheut.

Në këtë drejtim, besoj se është e qartë vullneti i dy vendeve, i qeverive, por edhe i dy parlamenteve për të dominuar në axhendën tonë fryma pozitive e bashkëpunimit të hapur, konstruktiv, i sinqertë dhe afatgjatë. Po kështu jam shumë dakord me Ministrin e Jashtëm të Greqisë, z. Kotzias që e kaluara duhet të na shërbejë si një mësim për të ardhmen për të mos përsëritur gabimet që kemi bërë në të kaluarën dhe jo të shërbejë si një burg për të ardhmen.

Dhe në këtë drejtim, unë dua të vlerësoj dhe dialogun dhe përpjekjet që bëhen edhe midis dy qeverive për t?i diskutuar në një mënyrë konstruktive problemet e trashëguara nga e kaluara, në mënyrë që diskutimi dhe zgjidhja me racionalitet dhe durim e tyre t?i shërbejë akoma më shumë përshpejtimit të axhendës së përbashkët midis Shqipërisë dhe Greqisë, e cila do t?i sigurojë të dy vendeve një të ardhme shumë më të mirë të përbashkët, por njëkohësisht edhe rajonale.

Kotzias ka thënë se nuk ekziston çështja ?Çame?. I ka shkruar edhe një letër Komisionerit Hahn. Kush është qëndrimi juaj për këtë çështje?

Lidhur me çështjet e së kaluarës unë besoj se të gjithë jemi dakord që ato nuk duhet të shërbejnë si një pengesë për bashkëpunimin e gjithanshëm midis dy vendeve. Unë besoj se ne jemi në një proces shumë pozitiv të përafrimit të qëndrimeve për shumë çështje të ndryshme të trashëguara nga e kaluara, ku do të doja të veçoja sidomos çështjen e rishikimit të historisë dhe të teksteve të historisë. Sepse kjo ka të bëjë me edukimin me një frymë tjetër të fëmijëve tanë dhe të rinjve tanë për të ardhmen, jo për të ndryshuar historinë që ka ndodhur, por për të nxjerrë mësime nga ajo që të mos përsëritet më.

Në këtë kuadër unë besoj se për çështjen ?Çame? që ju pyetët, ekzistojnë ende dy qasje të ndryshme le të themi, por unë besoj se me durim dhe mënyrë konstruktive, ne kemi mundësi të ecim për gjithë problemet e së kaluarës drejt një zgjidhjeje ku përfitojnë të dy vendet tona dhe të dy popujt tanë.

Por ajo që dua të nënvizoj edhe njëherë është se qëllimi i vizitës sonë është të nxisim akoma më tej frymën pozitive të bashkëpunimit midis dy vendeve tona në mënyrë që të mos humbasim aspak kohë për t?u përballur me sfidat me të cilat ndeshen të dy vendet tona, vendet e rajonit tonë, dhe që janë vendimtare për mirëqenien e qytetarëve tanë.

Duke ditur qëndrimin konstant të Greqisë përsa i përket çështjeve të kaluara, siç është ajo e Çamërisë dhe e pronave të shqiptarëve këtu, por edhe çështjeve të mbartura siç është ajo kufirit detar, a u diskutua në një frymë të re midis palëve?

Unë besoj se është koha për të gjithë faktorët politik si në Greqi, si në Shqipëri, për t?u përqendruar më shumë tek e ardhmja e përbashkët dhe për t?i diskutuar në mënyrë të qetë, racionale, konstruktive të gjitha çështjet që trashëgojmë nga e kaluara, çështje për të cilat nuk jemi ne përgjegjës. Por ne jemi përgjegjës për të ardhmen e dy vendeve tona, dhe në këtë drejtim unë besoj në përgjegjshmërinë dhe vullnetin pozitiv të gjithë faktorëve për t?i parë me këtë këndvështrim edhe çështjet që trashëgojmë nga e kaluara.

Lajmet e fundit nga