LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kurbin/ Aksidentohen dy mjete, i dehuri në pranga

10 Tetor 2016, 13:58, Aktualitet CNA

Seksioni për hetimin e ngjarjeve të qarkullimit rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, ka arrestuar në flagrancë shtetasin K. M.,  63 vjeç, banues në Tiranë, i paisur me leje drejtimi

Më datë 09.10.2016, në superstradë tek kryqëzimi i Gjormit në Kurbin,  duke drejtuar mjetin Benz është perplasur me një mjet tjeter duke shkaktuar vetem dëme materiale në mjete, por ky shtetas ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Materialet referohen në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin për  vepren penale ?Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, në gjendje të dehur? parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal. /Citynews.al

Lajmet e fundit nga