Connect with Us

Fiks Fare: Qendra shëndetësore e Himarës, punësime në të zezë

Aktualitet

Fiks Fare: Qendra shëndetësore e Himarës, punësime në të zezë

Publikuar

-

Drejtori i qendrës pranon shkeljen. Si funksionon mekanizmi i punësimeve
Abuzimi me detyrën arrin deri aty sa punësimet në adminsitratën shtetërore realizohen në të zezë, pra punësohen njerëz dhe nuk paguhen as sigurimet shoqërore, as sigurimet shëndetësore dhe as tatimi mbi fitimin. Kështu ka ndodhur dhe në qendrën shëndetësore të Himarës, ku është punësuar një shofer autoambulance, i cili nuk është deklaruar pranë ISSH-së, sipas Kodit të Punës.
Për të vërtetuar këtë fakt, Fiks Fare transmetoi të hënën në mbrëmje rastin në Himarë, ku takoi një nga drejtuesit e autoambulancave në Himarë. Ai u tregon gazetarëve të Fiksit se punon në qendrën shëndetësore të Himarës që prej një viti, bashkë me një shofer tjetër.
Duke u nisur nga kjo, emisioni investigativ kërkoi informacion më të hollësishëm pranë qendrës shëndetësore të Himarës, ku takoi drejtorin Jani Gjoka. Gjatë një bisede të Fiks Fare me drejtorin Gjoka, ky fakt pranohet prej tij, por ai pretendon që kjo është “e ligjshme”. Drejtori thotë që ka dy abulanca dhe njërin shofer e ka në organikë dhe i paguan sigurimet shoqërore, ndërsa tjetrin e paguan nga zëri buxhetor “602” dhe nuk i paguan sigurimet shoqërore. Ai pretendon se këtë ia lejon ligji, pasi shërbimin e transportit e ka dhënë me tender, ndërkohë që mendon se në janar të 2017 do rregullohet dhe ky problem. Madje, ai shpjegon se e njëjta procedurë ndiqet dhe me sanitaret, ashtu siç ka vepruar vetë në qendrën shëndetësore të Himarës, pasi nuk ka funskione të tilla në organikë.
Për të verifikuar ligjshmërinë e punësimit të shoferit në qendrën shëndetësore të Himarës, Fiks Fare shkoi në Drejtorinë Rajonale të Shëndetësisë në Vlorë, ku pyeti konkretisht drejtorin Tomor Caka. Drejtori i DRSH-së Vlorë thotë se nga verifikimi paraprak rezulton se shoferi është i punësuar që në muajin nëntor të vitit të kaluar, por sigurimet i janë paguar vetëm në muajt korrik dhe gusht, kur është kontraktuar nga Ministria e Shëndetësisë. Ai thotë se përgjegjësia në këtë rast i bie firmës që ka fituar tenderin për këtë shërbim, por përgjegjësi kanë edhe drejtuesit e qendrës shëndetësore, pasi me të marrë informacion për këtë shkelje është dashur të kryhet ndërprerja e kontratës, veprim që sipas tij nuk është realizuar. Në këto kushte, ai thotë se menjëherë do të dërgojë një grup verifikimi në terren dhe do të propozojë marrjen e masave nga Ministria e Shëndetësisë.
Gjithsesi, shkeljet në qendrën shëndetësore të Himarës duket se janë dhe më të mëdha se thjesht punësimi i një shoferi, që nuk i paguanin sigurimet shoqërore. Sipas verifikimeve të kryra, kompania fituese e tenderit për shërbimin e transportit në Qendrën Shëndetësore të Himarës, pra nga nëntori 2015 deri më 31 qershor 2016, e cila pretendohet se kishte punësuar shoferin e padeklaruar, rezulton se është në pronësi të bashkëshortes së shoferit tjetër të kësaj qendre shëndetësore. Tenderi është fituar pikërisht më 1 nëntor 2015 nga subjekti Dhimitrulla Goro Kabuci. Dhimitrulla Kabuci rezulton se është bashkëshortja e Milto Kabucit, i cili është drejtues i ambulancës tjetër në qendrën shëndetësore të Himarës. Sipas QKR-së, kompania e saj rezulton se merret me shërbime funerale në Bashkinë e Himarës.
Kjo kompani rezulton sipas dokumenteve që ka punësuar shoferin Jani Kongjini, por ai asnjëherë nuk është vënë në dijeni të këtij fakti. Për të mbuluar shkeljet e qendrës shëndetësore në Himarë, drejtuesit e saj i kanë komunikuar me telefon largimin nga puna shoferit të dytë, pikërisht Jani Kongjinit. Ekonomisti i qendrës shëndetësore, Altin Memeti, i komunikon shoferit se ka folur me drejtorin dhe i ka thënë se nuk mund të punojë më me të. Ndërkohë, shoferi kërkon paratë që i kanë mbetur pa paguar për 20 ditë, nga 15 shtatori deri në ditët e para të tetorit. Por Memeti i thotë se nuk e di kur do i marrë, pasi fillimisht duhet t’ia kalojë qendra firmës dhe më pas firma do ia japë atij. Bëhet fjalë për firmën e dytë që ka fituar tenderin, pikërisht subjekti Tufik Kurti. Madje, gjatë bisedës telefonike, ekonomisti Memeti shpjegon se Kongjinin e kishin regjistruar te firma e gruas së shoferit tjetër të ambulancës, prandaj paratë ia jepnin nëpërmjet shoferit, duke shpjeguar gjithë mekanizmin e abuzimit në këtë qendër shëndetësore.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Aksident i rëndë/ Përplasen dy automjete, shtatë të lënduar

Publikuar

-

Nga

Aksident i rëndë/ Përplasen dy automjete, shtatë të lënduar

Shtatë persona kanë mbetur të plagosur në një aksident mbrëmjen e sotme në Llaushë të Skenderajt në Kosovë.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti  në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur rreth orës 16:00, në një rrugë lokale në fshatin Llaushë të Skenderajt. Në aksident ishin të përfshira dy vetura, si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara shtatë (7) persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, është shprehur Zahiti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Berishën e sulmonin, por e donin”/ Imami: Me Bashën tallen se nuk fiton dot

Publikuar

-

Nga

“Berishën e sulmonin, por e donin”/ Imami: Me Bashën tallen se nuk fiton dot

Ish-deputeti i PD-së Arben Imami, nuk i ka kursyer kritikat për kryetarin e opozitës Lulzim Basha, pasi humbi zgjedhjet parlamentare me rezultat të thellë.

Imami ka bërë një krahasim të shkurtër me ish-kryeministrin dhe ish-liderin historik të PD-së Sali Berisha, ku deklaroi se këtë të fundit pavarësisht se e sulmonin, edhe e donin.

Ai tha se e kundërta ndodh me Bashën, për të cilin theksoi se po tallen me të se nuk fiton dot kundrejt kryeministrit Edi Rama.

LEXO EDHE:  Denoncimi i “Fiks Fare”/ “Luftë” për shtëpinë dhe truallin e Vaçe Zelës në Lushnje, ish-drejtori i Hipotekës pranon ryshfetin

LEXO EDHE:  Denoncimi i "Fiks Fare"/ “Luftë” për shtëpinë dhe truallin e Vaçe Zelës në Lushnje, ish-drejtori i Hipotekës pranon ryshfetin

“Berishën e sulmonin, nuk  kanë lënë fjalë pa i thënë, e urrenin shumë, por e donin shumë. Problemi është që këtë nuk e urren njeri, me këtë tallen. Nuk fiton dot. Unë e kam ditur para 2 vjetësh”, nënvizoi ish-deputeti në emisionin “Zonë e Lirë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Grupi për PD” i stimuluar nga Rama?/ Arben Imami i përgjigjet ‘gojëve të liga’: Basha nuk të zhgënjen…

Publikuar

-

Nga

“Grupi për PD” i stimuluar nga Rama?/ Arben Imami i përgjigjet ‘gojëve të liga’: Basha nuk të zhgënjen…

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Arben Imami ka komentuar situatën politike në vend duke u ndalur tek “Grupi për PD-në”.

I ftuar në ‘Zonë e Lirë” ai u pyet se si do i përgjigjesh gojeve të liga që thonë se “Grupi për PD” janë të stimuluar nga Edi Rama për të krijuar këtë lloj përçarje në opozitë?.

Momentin që është bërë qesharak… është qesharak, është thjeshtë qesharak. Nuk fiton dot. Nëse duam të mbajmë një lider që nuk bën, është djalë i mirë për punë të tjera, ka bërë punë shumë të mira në vende të tjera, nuk kam gjë personale me të.

 Por në atë figurë, për këtë histori që krijoi në këto vite, nuk na zhgënjen asnjëherë, as dje nuk na zgjenjeu”. Shkurt, Basha nuk të zhgënjen”, u shpreh Arben Imami./CNA.al

LEXO TE PLOTE