LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të gjitha faktet/ Ja gënjeshtrat e kryeministrit Rama

9 Tetor 2016, 09:35, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama duket se është fatkeqësisht një gënjeshtar i madh publik. Për t?a vërtetuar këtë do të sjellim disa fakte që kanë të bëjnë me artikulimet e tij.

Jo vetëm në lidhje me premtimet elektorale, të cilat kanë qenë të shumta, por për ato, ai do të votëbesohet në 2017. Ne po sjellim disa fakte se si kryeministri ka mbajtur qëndrime të ndryshme dhe ka gënjyer shqiptarët.

Së pari dhe më i freskëti është importi i plehrave në Shqipëri. Menjëherë sapo erdhi në pushtet Edi Rama firmosi anullimin e ligjit për importin e plehrave, ndërkohë vetëm disa ditë më parë ai e riktheu ligjin dhe e miratoi atë.

Kreu i qeverisë tha se nuk do të rriste çmimin e energjisë elektrike. Sot shqiptarët janë dëshmitarë se dy vite më parë çmimi i energjisë elektrike nga 7.7 lekë për kva shkoi 9.9 lekë për kva. Faturra e energjisë në çdo familje është rritur të paktën 20%, kryeministri na thotë se faturra u është ulur.

Zoti Rama na tha se shqiptarët paguajnë më pak dhe taksat janë ulur.  Në fakt taksat rezulton të jenë rritur, për shqiptarët dhe për biznesin. Sot taksa më e ulët është 15%, dje ishte 10%.

U premtua dhe u fol se nuk do të kishte rritje të moshës së pensionit, mosha e pensionit u rrit, por sëbashku me të mungoi rritja e pensionit. Në tre vite qeveria nuk iu ka dhënë asnjë qindarkë më shumë pensionistëve.

U premtuan 300 mijë vende të reja pune, por ky është një premtim politik. Çdo ditë qeveria gënjen dhe thotë se ka hapur rreth 120 mijë të tjera. Në fakt rezulton se këto nuk janë vende të reja pune, por janë formalizim i vendit të punës, që do të thotë këta njerëz janë në punë, por nuk paguanin taksa dhe sigurime. Qeveria nuk ka hapur vende të reja pune, sepse këta persona ishin në punë.

Kryeministri Edi Rama gënjeu publikisht disa ditë më pare, kur tha se sasia e drogës të mbjellë në Shqipëri është më e vogël se ajo që mbillej në Lazarat. Në fakt sipërfaqja e mbjellë në Lazarat rezulton 50 km katror, ndërsa në të gjithë Shqipërinë, është 750 km katror ose 15 herë më shumë se Lazarati, megjithatë kryeministri na thotë se është më pak.

Zoti Rama tha se në mandatin e tij të parë do të përfundonte akset kombëtare rrugore, që ishin lënë përgjysëm nga Berisha. Nuk ka asnjë cm rrugë, aks kombëtar të ndërtuar nga kryeministri, mjafton të shikoni Tiranë-Elabasan, Fier-Vlorë, Hardhiq-Delvinë, etj.

Kreu i qeverisë premtoi shëndetësi falas. Në fakt iu ka ofruar shqiptarëve disa analiza, të cilat janë më skandalozet e mundshme.

Iu premtoi shqiptarëve një shkollim më të mirë, por në fakt maturantët e ekselencës, po enden rrugëve dhe klientela e tij në universitetet private po bën kërrdinë me ligjin e arsimit të lartë.

 

Rastet që përmendëm më lart janë më flagrantet për të cilat tjetër është thënë, tjetër është bërë dhe tjetër thuhet. Për dritat, plehrat, arsimin, taksat, infrastrukturën, shëndetësinë kemi premtime, që nuk u realizuan kurrë, kemi ndryshime dhe zhvillime, ndryshe nga sa u premtua, por kemi edhe qëndrime publike, që zgjidhjet personale, apo lëvizjet nga reformat e premtuara i quajnë suksese. Këto janë disa nga gënjeshtrat e kryeministrit dhe stafit të tij, të tjerat presim t?i shohim dhe t?i zbardhim ditë pas dite. /Citynews.al

Lajmet e fundit nga