LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

SPAK, 5 formularët për gjyqtarët dhe prokurorët para se të përzgjidhen në organet speciale

9 Tetor 2016, 07:37, Aktualitet CNA

Ligji për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion parashikon që si prokurorët, gjyqtarët, ashtu dhe të afërmit e tyre duhet që më parë të plotësojnë 5 formularë, para se të përzgjidhen për të qenë pjesë e organeve speciale. Sipas Sot me hyrjen në fuqi të ligjit për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion do nisë puna për përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve, që do jenë pjesë e prokurorisë dhe gjykatë speciale.

Në variantin përfundimtar të ligjit është përcaktuar që si gjyqtarët, ashtu dhe të afërmit e tyre duhet që më parë të plotësojnë 5 formularë. Kandidati fillimisht duhet të plotësojë formularin për kontrollin e figurës. Në formuar, ai duhet të shkruajë nëse ka mbajtur emër tjetër më parë. Duhet të tregojë numrin e celularit dhe adresën e emailit, si dhe çdo gjë tjetër për adresën e banimit, për arsimin, etj. Formulari i dytë që duhet të plotësohet është ai për humbjen e privatësisë. Gjyqtari  e prokurori pranon të lejojë kolegët që t?i kontrollojnë llogaritë bankare dhe të gjithë pasurinë. Po ashtu pranon që të përgjohet çdo bisedë telefonike. ?Jam i informuar dhe jam dakord të deklaroj llogaritë e mia financiare si dhe të deklaroj çdo llogari të re që mund të krijoj. Jam i informuar dhe dakord që këto llogari do të vëzhgohen nga Drejtoria e Përgjithshme për Parandalimin e Pastrimit të Parave?, thuhet në formular. Të njëjtin formular duhet që të plotësojnë dhe të afërmit e tij, ku japin autorizimin që të kontrollojnë llogaritë bankare dhe mund të përgjohen.  Formulari tjetër është ai ku duhet që të deklarohen të gjitha llogaritë bankare të kandidatit, si dhe të familjarëve të tij. Sipas ligjit, të parët që mund të kalojnë në SPAK janë gjyqtarët dhe prokurorët e Krimeve të Rënda. Nëse ata e kalojnë me sukses kontrollin, atëherë emërohen aty. Mirëpo jo të gjithë e duan këtë post, pasi nuk do ketë më privatësi, edhe pse do ketë shumë benefite ekonomike. Sipas informacioneve, SHBA dhe BE po punojnë për të emëruar aty njerëz aspak të njohur dhe që janë kryesisht beqarë. Sipas informacioneve, për të marrë drejtimin e Byrosë dhe SPAK pretendente janë dy prokurore femra, të cilat po trajnohen nga amerikanët. /Citynews.al

Lajmet e fundit nga