LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkodër/ Kapet 27 vjeçarja, vodhi portofol me 1600 lekë

9 Tetor 2016, 13:27, Aktualitet CNA

Nga shërbimet e komisariatit të policisë Shkodër, falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetases B. D., 27 vjeçe, banuese në Shkodër.

Më datë 08.10.2016 dyshohet se në dyqanin shtetases R.D. 37 vjeçe, banuese në Shkoder, i ka vjedhur portofolin brenda të cilit ka patur 1.600 lekë të reja.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua portofoli, me sasinë e lekëve të sipër përmendura.

Kjo shtetase dyshohet edhe për raste të tjera për të cilat po punohet për dokumentimin e plotë të tyre.

Materialet i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal. /Citynews.al

Lajmet e fundit nga