LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plagoset 23 vjeçari me armë zjarri, pas një sherri në rrjetet sociale

9 Tetor 2016, 07:16, Aktualitet CNA

Policia e Tiranës jep detaje për plagosjen me armë në rrugën ?Bedri Karapici?. Si pasojë e një konflikti ka mbetur i plagosur një 23 vjeçar rreth orës 00.38 të mesnatës së mbrëmshme.  I riu ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje janë gjetur 3 gëzhoja dhe një makinë ? Wolkswagen?.

Policia po punon për kapjen e të dyshuarit të plagosjes, SH. T.

Mësohet se ngjarja që ndodhi mbrëmë në afërsi të ?Qyteti të nxënësve? ka mbërritur në ikën e përdorimit të armës së zjarrit pas një konflikti që ka nisur ditë më parë në rrjetet sociale.

I plagosuri u gjet i shtrirë në trotuar nga një kalimtar, i cili ka lajmëruar policinë dhe ambulancën. /Citynews.al

Lajmet e fundit nga