LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Memaliaj - Sekuestrohen 50 kg kanabis/ 49 vjeçari i ikën policisë

9 Tetor 2016, 07:48, Aktualitet CNA

Policia e Gjirokastrës ka rritur të sekuestrojë 50 kg kanabis në qytetin e Memaliajt, por nuk ka mundur të kapë 49 vjeçarin nga Bulqiza, i cili e transportonte. Drejtuesi i mjetit ku u gjet droga nuk i është përgjigjur urdhrit të policisë për të ndaluar duke lëvizur me shpejtësi. I ndjekur nga policia ai më pas ka lënë mjetin duke i shpëtuar forcave të rendit. Policia bën të ditur në deklaratën e saj:

?Specialistët e Sektorit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër kanë marrë informacion në rrugë operative së dalje të qytetit Memaliaj një automjet që po lëviste në një rrugë dytësore mund të transportonte lëndë narkotike.

Menjëherë janë njoftuar Efektivët e Njësisë Operacionale të Territorit të cilët kanë konstatuar automjetin me targa AA 976 BO, i cili lëvizte nga një rrugë dytësore në drejtim të rrugës kryesore.

Punonjësit e policisë i kanë bërë shenjë për të ndaluar por drejtuesi i mjetit nuk ka ndaluar po është larguar me shpejtësi të madhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të këtij automjetit, por drejtuesi i mjetit ka braktisur automjetin në një arë dhe është larguar duke përfituar dhe nga terreni i vështirë.

Nga kontrolli i ushtruar në këtë automjet u konstatuan pesë thasë plasmasi me lëndë të dyshuara Cannabis Sattiva ku brenda tyre kishte rreth 50 kg lëndë të dyshuar narkotike.

Specialistët për Narkotikët mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kanë të mundur identifikimin e drejtuesit të automjetit shtetasin S.V, 49 vjeç, banues në Bulqizë, i cili u shpall në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale ?Prodhim dhe shitje narkotikësh?. /Citynews.al

 

Lajmet e fundit nga