LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Luan Rama: Zgjedhjet 2017 na ndajnë nga konfuzioni/ LSI tek qytetari jo tek intrigat e kazanit

9 Tetor 2016, 06:56, Aktualitet CNA

Zgjedhjet në parti kanë bërë që për të ndjekur përgatitjet nga afër të këtij procesi në Shkodër sekretari i Përgjithshëm, Luan Rama të jetë I pranishëm mes strukturave të LSI-së në ëktë qytet. Rama deklaroi se vëmendja e LSI-së është interesi qytetar, jo intrigat e kazanit.

?Fakti që kemi arritur të përballojmë sfida të vështira, ne i kemi kapacitetet për të shënuar tani në këtë fazë një hap tjetër të rritjes së gjithë organizimit dhe performancës së LSI-së. Zgjedhjet e 2017-s, janë zgjedhje që ndajnë përfundimisht këtë periudhë hallakatje, sherresh, konfuzioni, debatesh të 25 viteve që kanë kaluar në epokën e një Shqipërie tjetër, e cila për të qenë evropiane siç e duam ne, duhet të votojë Lëvizjen Socialiste për Integrim. Rritja e LSI-së është shpresë për të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Vëmendja e LSI-së është tek interesi qytetar dhe jo tek intrigat e kazanit?, tha Luan Rama.

Sekretari i LSI i shoqëruar nga deputeti Agron Çela dhe prefekti Paulin Radovani bashkëbisedoi me strukturat drejtuese rreth punës që po bëhet me shpërndarjen e kartave të reja të anëtarësisë, si dhe mënyrën se si do të jetë i ndarë procesi i votimit.

Më 6 nëntor mbahen zgjedhjet ne LSI, ku ne gare janë Ilir Meta, Shezair Rrokaj dhe Përparim Spahiu. /Citynews.al

 

Lajmet e fundit nga