LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjyshi im amerikan thoshte: "Eja nipçe se Shqipëria s'bëhet"

9 Tetor 2016, 19:15, Aktualitet CNA

Nga Kreshnik Spahiu

Gjyshi im vdiq si amerikan por në Shqipëri nuk e tregonte kurrë pasaportën e SHBA sepse do burgoseshim 7 breza si agjentë të CIA. Prej gjaku, si nip i tij, më takonte edhe mua të merrja Pasaportën amarikane por ndonëse kam udhëtuar 32 herë në SHBA kam rrefuzuar t? kërkoj green card që më takon. Kam koh? q? e mendoj nëse Shqip?ria ka okaigjen për të jetuar apo duhet emigruat si miliona të tjer? për nj? shekull q? kur u largua im gjysh.

Me trishtim po shoh rradh? të gjata tek fotografët për mijëra aplikues të llotarisë e ku as 0.2 % nuk fiton. Ikin dhe ikin po kujt ja len familjen, pronat, profesionin dhe mbarë Shqipërinë. Çdo ditë largohen dhe arratisen nga skëterra duke braktisur gjithçka dhe vite e vite investim.

Në fund fitojnë plehrat që na qeverisin sepse largohet populli opozitar, i pakënaqur me regjimin. Ata mbretërojnë dhe duartokasin gjysëm milion shqiptar që jetën e varin tek llotaria. Në fakt unë refuzova 25 vjet shtetësinë amerikane të gjyshit tim me iluzionin se duhet braktis qeveria por jo Shqip?ria. I lutem zotit q? gjyshi im mos ket? qënë një shekull pëpara më i mençur se unë dhe në thonte shepesh: “Eja o nipçe se Shqipëria s’bëhet’

Lajmet e fundit nga