LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Agron Duka: Këmbëngulim për lista të hapura/ Të zgjidhet numërimi

9 Tetor 2016, 08:42, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, deputeti Agron Duka në tryezën e partive politike tha se partitë e vogla duhet të vënë theksin në ato gjëra që i kanë penaliuar partitë e vogla deri më sot në Kodin Zgjedhor. Ai tha se partitë e vogla duhet të këmbëngulin për listat e hapura dhe për depolitizim të komisioneve ose numërim elektronik. ?Ne së bashku duhet të ngulim këmbë patjetër, minimalisht të zgjidhim problemin e numërimit të votave, ose nëpërmjet asaj që tha Kume, një administratë zgjedhore që s?ka ndikim politik, ose numërimin elektronik?, tha Duka. Deputeti Agron Duka do të përfaqësojë partitë e vogla në marrëdhëniet me parlamentin gjatë procesit për hartimin e Kodit Zgjedhor. Tryeza e partive të vogla mori gjithashtu vendimin se nëqoftëse partitë e mëdha nuk mbështesin rekomandimet e tyre ata do të protestojnë. /Citynews.al

Lajmet e fundit nga