Connect with Us

Sot lidh kurorë çifti mbretëror, Princ Leka dhe Elia Zaharia

Aktualitet

Sot lidh kurorë çifti mbretëror, Princ Leka dhe Elia Zaharia

Publikuar

-

Familja Mbretërore sot ka dasëm. Princ Leka II dhe e fejuara e tij Elia Zaharia sot lidhen në martesë. Me këtë rast pritet një ceremoni madhështore e familjes mbretërore shqiptare. Përfaqësues nga 70 familjet e mëdha monarke të Evropës do të jenë të pranishëm në këtë ngjarje.

Oborri mbretëror bën të ditur se  ceremoniali nis me celebrimin e çiftit në mjediset e Pallatit të Brigadave, vijon me një pritje në Rezidencën pranë Galerisë së Arteve dhe mbyllet me darkën festive përsëri në Pallatin e Brigadave.

Të ftuarit do të priten në Pallatin e Brigadave nga ora 10.00-10.45. Në darkën e dasmës do të jenë rreth 300 të ftuar, ndër ta do të jenë Princi i Luksemburgut, Princët nga Lihtneshtejni, LSM Princesha Lalla Salma e Marokut, LSP Farah Diba, MS Mbretëresha Sofia e Spanjës etj. Mësohet se vetëm Mbreti I famshëm Mohamed I VI I Mrokut dhe bashkëshortja e tij Llalla Salma kanë prenotuar 40 dhoma në një nga hotelet më luksoze në Tiranë. Të ftuar në celebrim janë edhe krerët më të lartë të shtetit shqiptar, Presidenti i Republikës,Bujar Nishani, Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Parlamentit Ilir Meta, ministra të Qeverisë etj..

Në orën 11.00 pritet të fillojë celebrimi në Sallën e Fronit, drejtuar nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

LEXO EDHE:  80-vjeçari heq dorë nga priftërimi, martohet me 25-vjeçarin: “Jam më i lumtur se kurrë”

Në orën 11.15 përfaqësuesit e klerit në Shqipëri do të mbajnë fjalën e tyre përshëndetëse për këtë martesë dhe në orën 11.30 celebrimi do të mbyllet me fotot përkatëse, për të vazhduar me një pritje prej 800 të ftuarish në Rezidencë.

Në orën 12.15 parashikohet mbërritja e çiftit dhe të ftuarëve në festën në Oborr, ku Princ Leka do të mbajë një fjalim. Festa parashikohet të zgjatë rreth dy orë.

Festa do të hapet me kalimin e çifteve, të kryesuar nga Princi Leka dhe Princeshë Elia Zaharia dhe fjalimin përshëndetës të Skënder Zogu rreth orës 20.50.

Më pas gjatë mbrëmjes, do të mbajnë fjalën e tyre, edhe babai i Elia Zaharias, Gjergj Zaharia, Princ Leka II dhe Princesha Elia. Në axhendë është përmendur edhe finalizimi i festën me tortën në orën 24.00.

Princ Leka dhe Eli Zaharia u takuan ën teatrin Kame në Tiranë në vitin 2008, ku nisi edhe dashuria e tyre. Ata jetojnë bashkë nga 2010 në pallatin mbretëror. Çifti mbretëror pritet të kalojë muajin e mjaltit në Afrikën e jugut. /Citynews.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Brataj “ultimatum”/ Kamarierët mos përdorin dorezat!

Publikuar

-

Nga

Brataj “ultimatum”/ Kamarierët mos përdorin dorezat!

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i ka bërë thirrje kamarierëve të mos mbajnë doreza.

Sipas Bratajt, mbajtja e dorezave është burim hepatitesh pasi ato nuk ndryshohen sa herë i shërbehet klientëve të ndryshëm.

“Kamarierët mos përdorin dorezat sepse nuk i ndërrojnë sa herë i shërbejnë klientëve. Nuk kanë qenë asnjëherë të detyruara, kanë qenë të rekomanduara. Dorezat janë burim hepatitsh për vetë njerëzit, sepse t’i mbash 8 ore krijojnë problem”, tha Brataj më “Opinion”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Brenda ditarit të Anisa Josifit zbulohen citimet e pastorit/ Akil Pano: Jam shumë i prekur!

Publikuar

-

Nga

Detaje të reja janë publikuar në lidhje me tregjedinë e ndodhur në Kombinat disa ditë më parë ku u gjetën të pajeta nënë e bijë.

Në emisionin “Open” u publikua një pjesë nga ditari i familjes Josifi.

Shënimet datojnë që nga viti 2006 dhe në atë kohë vajzat kishin shënuar në ditarin e tyre disa pjesë nga një ligjirim i pastor Akil Panos. I ftuar në studio, Pano tha se nuk e mbante mend këtë fakt, por shtoi se ai ndihej i prekur dhe i trishtuar.

“Unë jam një person publik, kisha jonë është publike. As unë dhe asnjë nga udhëqeqësit e kishës sonë nuk është njohur personalisht me to. Kjo e bën dhimbjen më të madhe tek unë, kur shikoj se një ligjërim i imi është pjesë e kujtimeve të atyre vajzave.
Vajzat kanë qenë anëtare të një kishe për 3 vite në Tiranë, në fund të 3 vjeçarit ato u shkëputën nga kisha Ungjillore. Unë kam marrë kontakte me pastorin dhe nuk kam marrë shumë detaje për largimin e tyre. Nga ky element jam shumë i prekur nga këto detaje, jam i trishtuar. Ato shënime janë aty dhe mund t’i lexojnë të gjithë”, u shpreh pastori./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Dosjet e hapura/ Në parlament, gjykata e polici ka ish-sigurimsa

Publikuar

-

Nga

Dosjet e hapura/ Në parlament, gjykata e polici ka ish-sigurimsa

Gentiana Sula, Kryetare e Autoritetit për Informim për Dosjet e Sigurimit të Shtetit, tregon në “Syri Tv” për Çim Pekën se nga dosjet e hetuara për deputetët në parlament del se brenda foltores ka ish-sigurimsa.

“Sot deri tani që po flasim mund të numërojmë deri në 4 mijë dosje të zbardhura. Janë dy nene ku hetojmë, që është për zyrtarët e lartë dhe për të zgjedhurit vendorë. Unë mendoj që parandalimi ka funksionuar. Ajo që na shqetëson është fakti se institucioni jonë nuk lëviz kryesisht por lëviz me kërkesë. Ne kemi gjetur 2 % të parlamentit të kaluar që kanë qenë të përfshirë në Sigurimin e Shtetit.

Po ju them vetëm kaq që pas një personi janë gjetur 68 bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. Reforma në drejtësi ka qenë një moment i mirë për të bërë një verifikim të figurave. Nga 480 dosje që kemi verifikuar në drejtësi, vetëm në 11 janë gjetur përfshirje në dosjet e Sigurimit. Nga 78 kandidatë në polici, 5 janë me dokumenta të Sigurimit të Shtetit. Sot që flasim kemi 9 procese gjyqësore ndaj nesh, ku 7 i kemi fituar dhe 2 janë në Apel”, tha Sula. 

LEXO TE PLOTE