LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hipotekë për 1375 apartamente në Tiranë

8 Tetor 2016, 06:20, Aktualitet CNA

Bashkia e Tiranës me anë të një projektvendimi në këshillin bashkiak, propozoi të hipotekoj 1375 apartemente dhe qytetarët të marrin çertifikatat e tyre të pronësisë. 30% e apartementeve në Tiranë janë të pahipotekuara. Kjo ka ardhur për shkak të mungesës së dokumentacionit, falimentimit të shoqërive të ndërtimit apo papërgjegjshmërisë së ndërtuesve.

Në këto kushte Erjon Veliaj kryetari i Bashkiaë propozon pajisjen e tyre me hipotekë. Bashkia angazhohet për të bërë vetëvlerësimet nëse objekti i është përmbajtur lejes së marrë apo ka patur ndyshim të volumit ndër vite. Ky propozimi është miratuar me votat e mazhorancës në këshill, duke zgjidhur një ndër problematiakat e mbartura ndër vite.

Një tjetër propoziomi i LSI në këshill është gjetja e një zgjidhje të aboneve për studentët, të cilët nuk pajisen  me këtë dokument për transport për shkak se printimti dhe shpërndarja e tyre nga kompanitë e transportit bëhet qëllimisht e limituar.

Kjo kërkesë e LSI, e shtyu bashkinë e Tiranës drejt një propozimi që në thelb është një problematikë e qytetarëve që udhëtojnë me urban. Veliaj propozoi që shpërndarjern e aboneve të mos e bëjnë më kompanitë por vetë bashkia.

Edhe për prjektvendimin për licensimin e shërbimit taksi, bashkia e Tiranës propozoi në këshilli që shoqëritë që ofrojnë këtë shërbim t?iu jepet prioritiet në licensim në rast se kanë automjete hibrid, elektrike ndërsa për individët që kërkojnë të vetëpunesohen për këtë shërbimi, licensimi do të jetë 2 vjecar. /Citynews.al

Lajmet e fundit nga