LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia jep versionin zyrtar për vrasjen në Korçë

6 Tetor 2016, 09:39, Aktualitet CNA

Policia e Korçës ka dhënë versionin zyrtar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Vreshtas ku një person humbi jetën.

Burime zyrtare nga policia thanë për Citynews se në urgjencën e Spitalit Rajonal të Korçës, ka mbërritur trupi i pajetë i shtetasit B.M, rreth 44 vjeç, banues në fshatin Vreshtas. Nga të dhënat paraprake dyshohet se ky shtetas në qendër të fshatit Vreshtas, është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me bashkëfshatarin e tij shtetasin K. Lika, 28 vjeç, ku si pasojë e dëmtimeve trupore të marra, shtetasi B.M gjatë rrugës për në Spital, ka ndërruar jetë.

Autori i dyshuar Klisman Leka është shoqëruar nga policia në ambientet e komisariatit të Korçës pas ngjarjes. Mësohet se autori është vëllai i kryeplakut të këtij fshati. /Citynews.al

09:28 Aktualitet

Vrasje në Korcë

Një vrasje ka ndodhur në Vreshtas të Korçës pas një konflikt...

Lajmet e fundit nga