Connect with Us

Nga Artan HOXHA/ Rilindje e Drejtësisë përmes Vetting-ut Rilindës

Aktualitet

Nga Artan HOXHA/ Rilindje e Drejtësisë përmes Vetting-ut Rilindës

Publikuar

-

Ligji për rivlerësimin e zyrtarëve të drejtësisë: Gjyqtarë; prokurorë; këshilltarë e ndihmës ligjore; ndërsa po hyn në fuqi, miratuar njëanshmërisht nga supermazhoranca, e ringjitur në vjeshtë pas çarjes verore, u sfidua për antikushtetutshmeri nga demokratët.

Analiza e ekipit të ekspertëve ligjore të opozitës nxjerr në pah problemet e rënda e me pasoja të rrezikshme të këtij ligji për demokracinë, shtetin ligjor, interesin publik dhe atë individual për çdo shqiptar.

Më poshtë jepet e plotë kjo analizë me sugjerimin për t’u lexuar.

Përmbledhtazi, analiza tregon se organet e reja të vetting: dy komisioneret publike, katër komisionet e rivlerësimit me tre anëtare secili dhe Kolegji i Apelimit me shtatë anëtarë, nuk janë gjë tjetër veçse “noterët” në fundin e procesit verifikues. Ngritja e balancuar e tyre, arritje e mundimshme në natën e 21-22 korrikut, zhvleftësohet totalisht.

Sipas ligjit, rivlerësimi kryhet thuajse tërësisht nga institucionet në varësi direkte të Qeverisë apo supermaxhorancës parlamentare: Inspektorati për Deklarimin e Pasurive të zyrtareve në varësinë e Kuvendit; Drejtoria për Parandalimin e Pastrimit të Parave në varesinë e Ministrisë së Financave; Drejtoria e Kontrollit të Figurës në varësinë e Kryeministrit; Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Policisë në varësinë e Ministrit të Brendshem; apo Shkolla e Magjitraturës nën kontrollin e Qeverisë.

Gjithashtu, sipas ligjit, gjyqtarët, prokurorët dhe zyrtaret e tjerë të drejtësisë do të dorëzojnë deklaratat për pasurinë, figurën, performancën në pak ditë dhe, me gjasa, një pjesë e deklarimeve do të vlerësohen nga këto institucione të politizuara edhe më herët se sa të ngrihen organet e reja të vetting.

Kushtetuta e Re përcakton se organet e vetting janë jo vetëm vendimarrësit finale, por edhe drejtuesit e gjithë procesit rivlerësues, në çdo hap të tij, ngritur si një mini-sistem më vete dhe i kompletuar i drejtësisë administrative ekskluzivisht për rivlerësimin, përbërë nga trupa hetimi administrativ dhe gjykimi administrativ, mbështetur nga një administratë e plotë në varësi të drejtpërdrejtë, pajisur edhe me të drejtën për të kërkuar e marre çdo informacion të nevojshëm nga institucionet e tjera të shtetit, përfshirë ato të sipërpërmendura, që janë të detyruara të bashkëpunojnë kur ju kërkohet.

Konflikti mes ligjit të vetting dhe Kushtetutës së Re është evident, kapet vetëm me një lexim minimalisht të vëmendshëm. Ligji servir një proces rivlerësues të ngjashëm me drejtësinë e diktaturës komuniste në të cilën, organet e Sigurimit, Hetuesisë, Policisë Popullore, fabrikonin faktet e përpilonin akuzën, Prokuroria e lexonte para Gjykatës, i akuzuari kishte de facto barrën e provës pa ndihmën e avokatit, Gjykata vinte vulën mbi ç’i servirej.

LEXO EDHE:  Tjetër bandë në Lushnjë/ Artan Hoxha zbulon detaje tronditëse

Është fakt që shqiptaret kanë një opinion mjaft negativ mbi organet dhe zyrtarët e drejtësisë. Kjo nuk justifikon që mbi këta zyrtarë të përdoren metoda inkuizitore, me gjyqe të paracaktuara: ndëshkuese me apo pa të drejtë për disa; certifikuese me apo pa të drejtë për disa të tjerë; sipas interesit politik të supermaxhorances aktuale apo asaj të radhës.

Në demokraci, qoftë edhe si e jona çalamane, kjo lloj drejtësie nuk i rezervohet as kriminelëve më të sprovuar të cilëve iu kemi dhënë, e s’ka si të jetë ndryshe, të gjitha garancitë procedurale për një proces të drejtë ligjor. Aq më pak kjo lloj drejtësie nuk mund t’iu rezervohet zyrtarëve të drejtësise, sado kritika a pakënaqësi paçim, e kur, tek e fundit, po këta gjyqtarë e prokurorë i kanë mbushur burgjet kapicë, tej kapacitetit mbajtës, me vrasës, hajdutë, kriminele gjithfarësoj, shumë syresh të rrezikshëm.

Ligji i vetting duhet risjellë në binarët e Kushtetutës së Re ekstremizimi i së cilës del e tepron për të kryer një proces rivlerësimi efektiv pa kaluar kufijtë me ekstreme të vetë asaj, tej të cilëve çdo vendim rivlerësimi do të ishte shkelje flagrante e të drejtave të njeriut, pra i prapësueshëm në institucionet e drejtësisë europiane e me faturë të rëndë nga pas dhe, për më tepër, do të përbënte një rrezik të qenësishëm edhe për paralizën e drejtësisë për çdo shqiptar edhe për marrjen e kontrollit të plotë të drejtesisë nga vetëm njëri krah i politikës, me pasoja për çdo shqiptar.

Nga sot, çështjen do ta ketë në dorë Gjykata Kushtetuese, e me gjasa, Komisioni i Venecias. Fatmirësisht në demokraci ka gjithnjë një rrugë a shteg për drejtësi.

Shkruar për SYRI.net 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Nuk respektuan orën policore/ Gjobiten 3 pronarë lokalesh në Durrës dhe 2 administartorë në Himarë

Publikuar

-

Nga

Tentoi të kalonte kufirin me dokumente false/ Policia kap në flagrancë shtetasen

Tre pronarë lokalesh në Durrës dhe dy administratorë në Himarë janë gjobitur pasi kanë shkëlur orën policore duke lejuar të vijojë aktiviteti pas mbylljes.

Masa administrative e marrë ndaj tyre është 1 milion lekë.

Në Durrës janë konstatuar dhe proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, A. G., 30 vjeç, pronar i një subjekti në lagjen nr.1, Durrës, pasi u konstatua duke vijuar organizmin e aktivitetit me muzikë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

LEXO EDHE:  A i nxorri Besim Hajdarmataj përgjimet?/ Artan Hoxha zbulon të vërtetën

LEXO EDHE:  Tjetër bandë në Lushnjë/ Artan Hoxha zbulon detaje tronditëse

Në vijim të kontrolleve, janë konstatuar edhe 2 subjekte të tjera në lagjen nr.1, Durrës, me pronarë shtetasit A. Xh. dhe E. P., të cilët u ndëshkuan me masë administrative 1.000.000 lekë, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet jashtë orarit të përcaktuar për mbyllje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

U mbyt në lumin Buna/ Gjendet trupi i pajetë i 13-vjeçares

Publikuar

-

Nga

Sot është gjetur trupi i pajetë i 13-vjeçares e cila u mbyt katër ditë më parë në lumin Buna.

Trupi i saj u gjet në afërsi të Kishës së Shirqit në zonën e njësisë administrative të Dajçit.

Pas disa ditësh intensive kërkimore, është bërë e mundur gjetja e trupit të 13-vjeçares.

Kujtojmë se 13-vjeçarja u mbyt teksa lahej me familjarët e saj në ujërat e lumit Buna./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ju tregoj nga se vuan Ilir Meta/ Stundeti i Mjekësisë shpjegon diagnozën

Publikuar

-

Nga

Nga Matteo Neçori, student i Fakultetit të Mjekësisë.

Shfaqjet publike të Presidentit Iliri Meta, aliaj Metaj, prej shumë kohësh karakterizohen nga shpërthime të çuditshme e jo të pa vëna re jo vetëm nga specialistët, por edhe nga qytetarët e shumtë, shoqëruar me shprehjet: “nuk është në rregull”, “ka ikur nga trutë”, “ka rrjedhur” e plot të tilla.

Janë çrregullime që në mjekësi njihen me emrin bipolaritet.

Jo vetëm një specialist i fushës, por çdo mjek me sado pak njohuri në profesionin e vet, madje edhe Petrit Vasili që nuk ka punuar ndonjë ditë mjek gjithë jetën e vet e nuk di as të përdorë stetoskopin e as aparatin e matjes së tensionit, nese i analizon shfaqjet në publik të Ilir Metës, nuk do ta ketë të vështirë të arrijë në konkluzionin se jemi para simptomave të theksuara të bipolaritetit në shkallë të rëndë.

Por çfarë është bipolariteti që ta kuptojnë edhe lexuesit?

Bipolariteti është njëra nga shfaqjet e çrregullimeve të personalitetit apo thënë ndryshe çrregullimeve mendore.

Le të bëjmë një sqarim, sepse nuk është e thënë aspak, që të kesh një çrregullim personaliteti apo mendor, domethënë se je i çmendur.

Shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm për çrregullimin që kanë, dhe mendojnë se asgjë nuk shkon keq me përceptimin e tyre për botën që i rrethon.

Por duke marrë parasysh presionin psikologjik të jetës social-ekonomike me të cilin njerëzit ndeshen përditë edhe në vendin tonë, atëherë dhe numri i këtyre çrregullimeve vjen gjithmonë e duke u përhapur.

Çrregullimi i bipolaritetit, është një çrregullim i personaliteti i cili shfaqet në luhatjet ekstreme të humorit.

Jeta e një personi bipolar, alternon midis humorit të lartë të lumturisë, dhe rënies në depresion të thellë.

Periudha midis këtyre dy ekstremeve, është dhe periudha e gjendjes normale emocionale, por që për një bipolar, nuk zgjat edhe aq shumë.

Ky çrregullim ka dy kritere baze, që janë Mania dhe Depresioni.

Mania

Për të shpjeguar fazën e manisë, po citoj fjalët që përdor për ta përshkruar atë, një individ i cili është diagnostikuar me çrregullimin e bipolaritetit.

“Ndihesha sikur mund të bëja gjithçka që mendoja. Sikur aftësitë e mia janë përtej normales dhe unë mund të arrij çdo gjë që dua, unë jam shumë i fortë dhe i sigurt në vetvete se mund t’ja dalë mbanë dhe asgjë nuk mund të më mposhtë.

Më pas, krejt papritur ndjej sikur po mbytem në depresion. Nuk më zë gjumi dhe ndjehem sikur jeta ime nuk ia vlen.

Nuk e kuptoj se përse po ndihem kështu kur deri dje isha shumë mirë, por tani nuk dua më të bëj asgjë”.

Mania është një ndjenjë ekstreme e mirëqenies, energjisë dhe optimizmit – ndiheni në krye të botës.

Këto ndjenja, megjithatë, mund të jenë aq intensive sa të mund të humbni kontaktin me realitetin. Ju mund të gjeni veten duke besuar gjëra të çuditshme, duke bërë gjykime të këqija dhe të silleni në mënyra të turpshme, të dëmshme dhe ndonjëherë edhe të rrezikshme.

Në një episod të manisë, mund të ndjeheni:

1- Shumë i lumtur dhe i emocionuar.

2- Mund të irritoheni me njerëz të tjerë që nuk ndajnë pikëpamjen tuaj optimiste.

3-Plot energji.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha ‘zbërthen’ skemën/ Pse ndodhin përplasjet mes grupeve kriminale

LEXO EDHE:  Befason Artan Hoxha: Të gjithë i dinë bazat e grupeve kriminale të Elbasanit

4-Nuk ju vjen të flini gjumë.

5- Ndjehemi plot me ide të reja dhe emocionuese.

6 – Ndiheni më të rëndësishëm se zakonisht dhe nuk përfillni askënd tjetër.

7- Bërtisni pa shkak dhe vend e pavend deri edhe në ulërima pa pyetur për vendin se ku ndodheni dhe njerëzit që ju rrethojnë.

Njerëzit e tjerë gjatë këtij episodi mund t’ju vënë re se:

1- Ju jeni duke kërcyer shumë shpejt nga një ide në tjetrën, pra jeni i paqendrueshëm.

2-Bërja e planeve  grandioze dhe jorealiste.

3-Jeni shumë aktiv dhe lëvizni shumë shpejt.

4-Silleni në një mënyrë të çuditshme.

5-Duke folur shumë shpejt  mund të jetë e vështirë për njerëzit e tjerë të kuptojnë se për çfarë po flisni, nuk ju lini rradhë të tjerëve të flasin.

6-Marrja e vendimeve të çuditshme për nxitjen e momentit, ndonjëherë me pasoja shkatërrimtare.

Kur dikush po kalon një episod manie, shpesh ai nuk e kupton që po e kalon atë, por janë njerëzit që e rrethojnë që mund të vënë në dukje sjelljen e tyre të çuditshme.

Depresioni

Ndjenja e trishtimit është diçka që të gjithë e përjetojmë herë pas here. Është një reagim i natyrshëm ndaj humbjeve dhe ngjarjeve të dhimbshme. Me kalimin e kohës, këto ndjenja zhduken. Por për dikë me çrregullim bipolar, një episod depresiv mund të jetë shumë më i rëndë.

Depresioni vazhdon më gjatë dhe e bën të vështirë zgjidhjen e detyrave të përditshme dhe problemeve të jetesës. Një person që përjeton episode depresive ka të ngjarë të ketë simptoma mendore dhe fizike të listuara si më poshtë.

1- Shfaqni  ndjenja konstante të pakënaqësisë dhe të dyshimit e mosbesimit për të gjithë.

2-Keni humbje të interesit për gjërat e ndryshme.

3-Ndjeheni të paaftë për të shijuar situatat apo momentet.

4-Keni vështirësi në marrjen e vendimeve.

5-Ndjeheni tejet të lodhur.

6-Ndjeheni të shqetësuar dhe në ankth dhe pushtoheni nga paranoja e të gjithë ju duken se jua kanë me hile.

7- Ndjeheni më të  irrituar se zakonisht.

Simptomat fizike:

1-Humbja e oreksit dhe peshës.

2- Vështirësi në te fjetur.

3-Zgjimi më herët se zakonisht.

4-Kapsllëk.

5-Humbja e interesit për seks.

Një njeri me çrregullimin bipolar të personalitetit, mund t’i përjetojë në mënyrë konstante të tërë simptomat e listuara më lartë, dhe të manisë dhe ato depresive, në një hapësirë kohore mjaft të shkurtër, kjo i bën ata konfuzë, dhe aspak të qëdrueshëm.

Ndihma mjekësore siç janë medikamentet mund të ndihmojë shumë në menaxhimin e këtyre luhatjeve ekstreme të humorit, nga një skaj në tjetrin.

Marrja e ndihmës sa më shpejt të jetë e mundur është e rëndësishme për kurimin e bipolaritetit.

Tani, duke iu rikthyer e duke i parë me syrin e dikuj që e di se çfarë është bipolariteti, merrini rastet e shfaqjes publike të presidentit dhe analizojini një e nga një e do ta keni shumë të lehtë ta gjeni atë si shembullin më klasit të një bipolari.

I qeshur, i dashur, i lumtur, i vetëndjerë deri në ekstazë si zoti i botës, e krejt papritur konfuz, i papërmbajtur, i pirë, ulëritës, fytyrë shpërfytyruar, i pavëmendshëm dhe imponues ndaj bashkëbiseduesve ( kujtoni intervistat e tij ne tv etj),dhe do ta kuptoni se presidenti ynë ka nevojë për trajtim të specializuar të mjekëve specialistë të fushës./CNA.al

LEXO TE PLOTE