LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndeshja “Kosova-Kroacia”/ Masa sigurie, helikopter dhe 1200 efektivë në gadishmëri

6 Tetor 2016, 14:50, Aktualitet CNA

Stadiumi “Loro Boriçi” Shkodër do të jetë i mbikëqyrur në mënyrë të rreptë nga forca të shumta policie. Policia e Shtetit bën të ditur se ka marrë një sërë masash për zhvillimin normal të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve ?Kosova? dhe ?Kroacia? Në këtë kuadër rreth 1200 forca policore, duke filluar me RENEAN, FNSH-të e Policinë Vendore të Shkodrës janë angazhuar për mbarëvajtien para, gjatë e pas përfundimit të aktivitetit.

Policia bën të ditur se është në gadishmëri helikopteri i Policisë për monitorimin nga ajri.

Sipas deklaratës së Policisë së Shtetit, Drejtori i Pergjithshem per Sigurinë, drejtuesi i Lartë Altin Qato përfundoi takimin me perfaqesuesin e UEFA-s per sigurine. U bë kontrolli i ambjenteve të stadiumit me qen antieksploziv dhe janë marrë masa për të shoqëruar skuadrat si dhe tifozëritë përkatëse.

Deri tani nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës në Kukës kanë hyrë për në drejtim të Shkodrës: 15.600 shtetas 77 autobusa 2538 vetura Të gjithë nga Kosova për ndeshjen.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e sportdashësve që do të marrin pjesë në këtë aktivitet në respektimin dhe zbatimin e këtyre masave si dhe paisjen me biletë dhe dokument identifikimi, duke shmangur njëkohësisht mbajtjen me vete dhe futjen në ambientet e stadiumit të, sendeve të forta, borive, shisheve të çfarëdolloji, fishekzjarreve, monedhave apo sendeve metalike, pasi në hyrje do të kontrollohen fizikisht. /Citynews.al

Lajmet e fundit nga