Connect with Us

Klajda Gjosha: LSI, partia e qytetarëve që kanë nevojë të dëgjohen

Aktualitet

Klajda Gjosha: LSI, partia e qytetarëve që kanë nevojë të dëgjohen

Publikuar

-

Zgjedhjet në parti kanë qenë në qendër të diskutimeve në takimin që e deleguara e LSI-së, në Pogradec, Klajda Gjosha dhe Nënkryetari i LSI-së Endrit Braimllari, zhvilluan me strukturat e LSI-së në këtë qytet. Në fokus ishin përzgjedhja e delegatëve me qëllim që Pogradeci të përfaqësohet në mënyrë sa më dinjitoze në Konventën Kombëtare të LSI-së.

Gjosha u shpreh se në këto zgjedhje të brendshme LSI-ja, vjen me kandidatë të cilët shpalosin platforma dhe ide të cilat i shërbejnë përmirësimit të saj.

“Kjo është gjëja më e rëndësishme për mirëfunksionimin e një partie. LSI-ja është partia e të gjithëve, ku progresi mundësohet duke ofruar alternativa, platforma dhe ide”,tha Gjosha

E deleguara e LSI-së në Pogradec, kërkoi angazhim maksimal të strukturave për një përfaqësim sa më dinjitoz.

“Ne duhet të punojmë të gjithë bashkë që të hapim LSI-në,  ndaj njerëzve të mirëarsimuar, figurave me peshë në qytet, duke e shtuar me anëtarë të rinj, të cilët kanë potencialin për të kontribuar. LSI-ja ka nevojë  për këtë lloj fryme, ka nevojë të rritet më shumë dhe për këtë kërkohet angazhim i të gjithëve, në mënyrë që të përfaqësohemi sa më denjësisht”, tha znj. Gjosha. LSI-ja është partia e të rinjve, ndaj është me shumë rëndësi puna me rininë. Janë të rinjtë ata që  do të jenë fytyrat e të ardhmes së LSI-së, janë të rinjtë që me vendosmërinë dhe energjinë e tyre do të ta bëjnë më të fortë këtë parti. Ekipi i të rinjve duhet të jetë më aktivi”, tha Gjosha.

LEXO EDHE:  Aksioni i policisë/ Arrestohen 5 shtetas, dy të tjerë procedohen penalisht

Nga ana tjetër nënkryetari i LSI-së, Endrid Braimllari duke u ndalur në çështjet organizative, theksoi se respektimi i strukturave, mobilizimi i bazës, duhet të jetë maksimal, në mënyrë që  LSI-ja të ecë përpara dhe të forcohet akoma dhe më shumë, duke përfaqësuar sa më shumë njerëz në struktura. Braimllari, u shpreh se përzgjedhja e 35 delegatëve të qytetit do të bëhet sipas parimit një anëtar, një votë  dhe do të jetë një garë reale njësoj si ajo për zgjedhjen e kryetarit të përgjithshëm të LSI-së. /Citynews.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ngjela zbulon çfarë pritet të ndodhë deri në shtator me Shqipërinë/ Çfarë interesi ka SHBA

Publikuar

-

Nga

Ngjela zbulon çfarë pritet të ndodhë deri në shtator me Shqipërinë/ Çfarë interesi ka SHBA

Avokati Spartak Ngjela shkruan se Shtetet e Bashkuara ndërhynë drejtpërsëdrejti në çështjen e hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian dhe sipas tij, tani mendohet se gjithçka do të shkojë drejt miratimit.

Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela shkruan se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, është edhe interes i madh amerikan.

Sipas Ngjelës, antarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, e forcon së tepërmi pozitën amerikane në Ballkanin Perëndimor, në konfliktin e saj me politikën ruse. Dhe kjo do të jetë një politikë e re.

Gjithashtu avokati shkruan se kjo kohë, deri në muajin shtator 2021, pritet të jetë shumë e rëndësishme në favor të Shqipërisë.

Aktiviteti i fuqishëm proshqiptar i presidentit amerikan Joe Biden, ka sjellë frymë të re për të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Tani shqiptarët janë plotësisht në kohën e tyre.

Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, është edhe interes i madh amerikan. Por, në këtë kohë, pas rrëzimit të ish presidentit Trump, çështja shqiptare, e cila ishte errësuar prej Trump-it, erdhi për t’u lartësuar bashkë me ndryshimin drastik të politikës amerikane, me një frymë të re bashkëpunimi parësor kundrejt Bashkimit Evropian.

Si pasojë e këtij procesi, antarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, e forcon së tepërmi pozitën amerikane në Ballkanin Perëndimor, në konfliktin e saj me politikën ruse. Dhe kjo do të jetë një politikë e re.

Por, në këtë kohë, në funksion të pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, është edhe imponimi me forcë që politika amerikane, me Joe Biden, i bëri Rusisë. Takimi Putin Biden e tregoi hapur dhe qartë këtë.

Nisur nga pozitat e forcës ndaj Rusisë, dhe pas rrëzimit të Trump-it, tani çështja shqiptare në Ballkanin Perëndimor kuptohet se është një çështje kryesore.

Këtu vjen tani dhe arsyetohet edhe ndërhyrja që politika amerikane, me anë të sekretarit të shtetit Blinken, i bëri këto ditë kërkesë të veçantë Bashkimit Evropian në lidhje me çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Pikërisht për këtë, kjo kohë, deri në muajin shtator 2021, pritet të jetë shumë e rëndësishme për Shqipërinë. Dhe, sigurisht, në favor të saj.”-shkruan Ngjela./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

CDU/CSU: “Program për stabilitetin dhe rigjenerimin”

Publikuar

-

Nga

Një program pas epokës së Merkelit: Gati 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare në Gjermani, partitë qeverisëse aktuale, CDU/CSU paraqitën programin zgjedhor mes ndryshimit dhe vazhdimësisë.

“Gjermania është një shtet i fuqishëm.” Me këto fjalë hapet programi i përbashkët zgjedhor i partisë Kristiandemokrate, CDU dhe asaj Kristiansociale, CSU para zgjedhjeve parlamentare më 26 shtator. Në titull flitet për “programin e stabilitetit dhe rigjenerimit”. Markus Söder, kreu i CSU u shpreh, se “ky nuk është çfarëdolloj programi, por program për qeverisje”. Söder dhe kreu i CDU-së, Armin Laschet, të cilët u grindën ashpër me javë për kandidaturën për kancelar, e paraqitën në harmoni programin në Berlin të hënën (21.06). Madje disa herë Markus Söder e lëvdoi Armin Laschet.

Pas Merkelit

Bëhet fjalë për një program pas epokës së kancelares Merkel. Kryetarja për vite me radhë e CDU-së, që pas 16 vitesh largohet nga parlamenti, përmendet në këtë program me emër, por kur përmendet historia. “Me europianë të bindur si Konrad Adenauar, Helmu Kohl, Franz-Josef Strauß, Theo Waigel dhe Angela Merkel ne kemi formësuar bashkimin europian.”

Në 139 faqe partitë konservatore theksojnë vazhdimësinë e politikës së deritanishme, por edhe ndryshimet. Ato nuk duan rritje tatimesh, parashikojnë madje lehtësime për qytetarët. Kreu i CDU-së Armin Laschet u shpreh, se njerëzit presin një “hov modernizimi për Gjermaninë”. “Ne duam të jemi liderë në drejtim të teknologjive të reja.” Pikërisht këtij hovi duan t’i japin formë partitë e Unionit.

Digjitalizimi – Nocioni që bie në sy

Për të kuptuar prioritetet e programit të ndihmon kërkimi me nocione të ndryshme; kështu psh. nocioni “digjital” shfaqet në kontekste të ndryshme 196 herë, deri në “Ministrinë e Digjitalizimit” të përmendur dy herë. Nocioni “modern” shfaqet 112 herë në program, ai “social” 94 herë, “me drejtësi” 34 herë.

Më shumë punë dhe ekonomi se klima dhe familje

Përmes kësaj forme kërkimi mund të kuptosh, se tema e klimës nuk është dominuese. Më shpesh se nocioni “klimë” 91 herë, gjenden nocione të tjera si, “puna” 262 herë apo “ekonomia” 201 herë, “Europa” gjendet 138 herë, e më pak nocioni “familje”, 70 herë.

Unioni pranon objektivin final: Gjermania duhet të bëhet vend neutral në drejtim të klimës deri në vitin 2045. CDU/CSU dëshirojnë të zgjerojnë tregtimin e certifikatave të emetimit të CO2-it, por në program nuk përmendet ndonjë çmim konkret për certifikata të tilla. Laschet bëri fjalë për “mbrojtjen konsekuente të klimës me fuqi ekonomike dhe siguri sociale.”

Një e pesta e programit i kushtohet aspekteve të politikës së jashtme, globalisht e në nivel europian. Duke iu referuar Kinës dhe rreziqeve për të drejtën ndërkombëtare bëhet fjalë për “ndërrim epokash në nivel botëror”. Partitë CDU/CSU duan një “arkitekturë sigurie” strategjike të koordinuar më mirë dhe “aleancë të demokracive”. Ndër të tjera flitet edhe për partneritetin transatlantik dhe zgjerimin e ndjeshëm të shkëmbimit me SHBA në “nivel shoqëror”, për NATO-n si “bashkësi vlerash dhe aleancë të sigurisë”, për lidhjen me Izraelin.

Më shumë Europë

Duke iu referuar Europës, Unioni CDU/CSU kërkon “më shumë Europë në politikën botërore” dhe përmend edhe njeherë vendin e përhershëm në Këshillin e Sigurmit të OKB. Edhe në shtjellimet për çështjen e Europës përmendet tema e klimës dhe qëndrueshmëria, por ky është një aspekt ndër mjaft të tjerë. Më me hollësi në rubrikën Europë flitet për temën e migracionit, ku kërkohet që ai të kontrollohet me “efektivitet” si edhe  reformim i thellë i politikës së azilit dhe refugjatëve.

 Pak Bavari për Bavarezët

Si në programet e mëparshme elektorale, edhe në këtë program, partia e vogël CSU, në fakt një parti rajonale bavareze dëshiron të miratojë krahas programit të Unionit edhe një “plan të Bavarisë”. Por këtu nuk bëhet fjalë për “kundërshti”, tha Söder, por për “përthellime” dhe “shtojca”. CSU në temën tradicionale të pensionit për nënat kërkon të shkojë më larg se CDU, marrjen në konsideratë edhe të fëmijëve të lindur para vitit 1992. Përfaqësuesit kryesorë të CDU/CSU në prezantimin e programit ishin luftarakë. “Ne do ta tundim Gjermaninë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i CDU, Markus Blume. Kurse kreu i CSU, Markus Söder bëri të qartë, se kundër cilës parti drejtohet fjala e tij. “Gjermanët nuk u besojnë Të Gjelbërve postin e kancelarit”, tha ai. Të Gjelbrit kanë “shumë ide, por pak përvojë.”/DW

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Koreja e Veriut me mesazhe të përziera për bisedimet me Shtetet e Bashkuara

Publikuar

-

Nga

Koreja e Veriut minimizoi të martën mundësinë e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara, disa ditë pasi që udhëheqësi i saj Kim Jong Un, la të nënkuptohet një mundësi e tillë.

Kim Yo Jong, motra me ndikim e udhëheqësit të Koresë së Veriut, tha në një deklaratë se Shtetet e Bashkuara duket të kenë pritje “të gabuara” lidhur me komentet e fundit të vëllait të saj.

“Duket se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po e interpretojnë situatën në një mënyrë të tillë që të kërkojnë ngushëllim për vete. Pritja, të cilën ata zgjodhën të krijojnë në mënyrë të gabuar, do t’i zhysë ata në një zhgënjim më të madh”, tha aji në një deklaratë të transmetuar nga Agjencia Shtetërore Koreane e Lajmeve.

Në një takim të partisë javën e kaluar në Phenian, Kim Jong Un tha se vendi i tij duhet të jetë i përgatitur për të “bisedimet dhe përballjen”.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan, i tha të dielën programit të lajmeve të rrjetit televiziv ABC “This Week”, se komentet e Kimit ishin një “sinjal interesant” por ai donte shenja më të qarta nga Pheniani. Ai përsëriti gjithashtu se Uashingtoni dëshiron të rifillojë negociatat e drejtpërdrejta për programin bërthamor të Koresë së Veriut.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, përfundoi rishikimin e politikës ndaj Koresë së Veriut muajin e kaluar, duke thënë se ishte e hapur për bisedime, por këmbëngulë që Koreja e Veriut duhet të heqë dorë nga armët bërthamore.

Gjatë një vizite këtë javë në Seul, Sung Kim, i dërguari amerikan për Korenë e Veriut, tha se ai shpreson që Koreja e Veriut të përgjigjet pozitivisht për t’u takuar “në çdo kohë, kudo dhe pa parakushte”.

I dërguari amerikan po takohet këtë javë me homologët e tij të Koresë së Jugut dhe Japonisë, për të portretizuar një qëndrim të bashkuar mbi çështjen e Koresë së Veriut.

Pavarësisht nga vrulli i aktivitetit diplomatik, deklarata e Kim Yo Jong lë të kuptohet se ka pasur pak përparim në rinisjen e bisedimeve, thonë disa analistë.

“Ne kemi qenë duke pritur për sinjalet vijuese nga Pheniani pas deklaratave të fundit të Kim Jong Unit për të ndihmuar në sqarimin e asaj çfarë është thënë. Deklarata e Kim Yo Jong fillon ta bëjë këtë. Ndërsa ajo nuk e mbyll plotësisht idenë se diplomacia mund të rifillojë, ajo duket se sugjeron se nuk ka gjasa tani për tani”, tha Jenny Town, një specialist për Korenë në Qendrën Stimson me seli në Uashington.

LEXO EDHE:  Petrit Vasili e “nxjerr jashtë loje”/ Luan Rama: Shqiptarët duhet të mësojnë të vërtetën

LEXO EDHE:  Petrit Vasili e “nxjerr jashtë loje”/ Luan Rama: Shqiptarët duhet të mësojnë të vërtetën

Koreja e Veriut ka bojkotuar bisedimet me Shtetet e Bashkuara që nga viti 2019. Në një takim me Kim Jong Unin në shkurt të atij viti, ish presidenti Donald Trump refuzoi një ofertë sipas së cilës Pheniani do të shpërbënte një kompleks bërthamor të rëndësishëm në këmbim të heqjes së shumicës së sanksioneve nga Uashingtoni.

Që atëherë, pandemia e koronavirusit përmbysi gjithçka. Koreja e Veriut hyri në një bllokadë të rëndë në janar të vitit 2020, duke ndërprerë pothuajse të gjitha kontaktet me botën e jashtme dhe madje duke ndaluar tregtinë me Kinën.

Në një takim me udhëheqësit e lartë, Kim Jong Un javën e kaluar zyrtarisht pranoi se vendi i tij po përballet me një situatë ushqimore “të tensionuar”.

Disa raporte të mediave të huaja, duke cituar burime brenda Koresë së Veriut, flasin për rritje masive të çmimeve dhe mungesa të ushqimit. Sidoqoftë, konfirmimi i rrëfimeve të tilla është i vështirë pasi që shumica e të huajve, përfshirë punëtorët e ndihmës dhe diplomatët, janë larguar nga vendi gjatë pandemisë.

“Kim ndjen nevojën për të trajtuar vuajtjet e brendshme duke thirrur mbledhje të profilit të lartë të qeverisë më shpesh sesa babai dhe gjyshi i tij. Këto takime janë kryesisht teatër politik për të mbuluar dështimet e planifikimit ekonomik dhe kontrollin shtypës shoqëror”, tha Leif-Eric Easley, profesor në Universitetin Ewha në Seul.

Koreja e Veriut këmbëngul para botës së jashtme se nuk ka gjetur raste të të prekurve nga koronavirusi brenda kufijve të saj – një pohim pothuajse i pamundur që është diskutuar gjerësisht nga ekspertët. Një shpërthim i madh i pandemisë mund të jetë shkatërrues për Korenë e Veriut, një vend i varfër që nuk ka infrastrukturë të përshtatshme shëndetësore dhe furnizime mjekësore./VOA

LEXO TE PLOTE