LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbardhet ngjarja në 24 orë/ Ngjarja në Dajç, ka dy autorë në pranga

5 Tetor 2016, 10:44, Aktualitet CNA

Policia e Shkodrës në një deklaratë për shtyp zbardh ngjarjen e plotë të Dajçit:

Më datë 03.10.2016, rreth orës 22: 40, jemi njoftuar se në një lokal tek kryqëzimi i Dajçit, Shkodër, ka të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se shtetasi Miklovan Parubi, 33 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasit Arjet Saiti 42 vjeç dhe Gacalin Kopshti, 30 vjeç.

Gjithashtu ka plagosur edhe shtetasit A.P. 42 vjeç, N.M. 35 vjeç, V.K. 22 vjeç dhe K.M. 26 vjeç, të cilët janë transportuar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e D.V.P dhe Komisariatit Shkodër në bashkëpunim dhe me F.N.Sh Shkodër menjëherë bllokuan  zonën përreth ngjarjes dhe ngritën pika kontrrolli, me qëllim kapjen e autorit.

Nga veprimet e shpejta operacionale dhe proceduriale gjatë një pune të pandërprerë forcat e D.V.P Shkodër bënë të mundur në një kohë të shkurtër të kapin autorin Miklovan Parubi në afërsi të banesës së tij.

Gjithashtu u bë i mundur dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Marçel Shpijati, 26 vjec, banues në ?Dajç?, pasi dyshohet si bashkëpuntor në vrasjen dhe plagosjen me armë zjarri të shtetasve të lartpërmendur.

Motivi i ngjarjes është një koflikt për motive të dobëta (dyshohet gjatë një loje pokeri) para ngjarjes por shtetasi Miklovan Parubi njihet në zonë me probleme emocionale të pakontrolluara dhe gjendje të rënduar psikologjike.

Në vendin e ngjarjes u gjetën 38 gezhoja automatiku, ndërsa shtetasit Miklovan Parubi, i?u gjet një armë zjarri automatike, mod 56, me një karikatore me 25 fishekë, ndërsa në banesë i?u gjet 1483 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit Canabis Sattiva, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i?u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin Miklovan Parubi për veprat penale ?Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim? e mbetur në tentativë, ?Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit? dhe ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve? parashikuar nga nenet 79, 22, 278/3, 25 dhe 283 të Kodit Penal ndërsa për shtetasin Marçel Shpijati për veprat penale ?Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim? e mbetur në tentativë dhe ?Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit? parashikuar nga nenet 79, 22, 278/3, dhe 25, të Kodit Penal. /Citynews.al

Lajmet e fundit nga