LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rikonstruksioni i kopshteve/ “Adapto një kopësht” krijoi kushte më të mira

5 Tetor 2016, 11:30, Aktualitet CNA

Projekti i Bashkisë së Tiranës ?Adapto një kopësht? ka përfunduar me përurimin e mjediseve të kopshtit nr. 19 në kryeqytet.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përuroi ambientet e reja dhe falenderoi donatorët dhe prindërit, që sipas mundësive të tyre kontribuuan në rikonstruksionin e godinës.

?Ishte një projekt fantastik! Në fillim të gjithë ishin skeptikë, duke thënë se kjo s?mund të ndodhë, në Shqipëri nuk jep askush, as prindërit, as biznesi, as komuniteti. Kemi provuar që e kishin gabim. Në Tiranë ka shumë solidaritet, sidomos mes prindërve.

Ka qenë një sipërmarrje titanike në një kohë rekord, një sprint, dhe besoj se ia kemi dalë me një sukses të jashtëzakonshëm. I jam shumë mirënjohës të gjithë inxhinierëve, të rinjve, praktikantëve dhe ndonjëherë është bërë shumë më shumë se ajo që është rënë dakord, pra është nisur për të bërë një sistemim, rikonstruksion bazik, por ka përfunduar që janë bërë punë me themeli, duke filluar nga kanalizimet, të cilat kanë qenë në një gjendje të mjerueshme dhe ndërhyrja ishte emergjente?.

Kryebashkiaku Veliaj theksoi se në vijim duhet të investohet në shërbime dhe mësimdhënie ndaj fëmijëve.

Veliaj tha se me përfundimin e procesit të rikonstruksioneve të kopshteve do të vijojë puna me të gjitha shkollat. /Citynews.al

 

Lajmet e fundit nga