LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mallakastër/ Kanosi me thikë, në pranga 60 vjeçari

5 Tetor 2016, 16:25, Aktualitet CNA

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan në flagrancë shtetasin: M. Sh., 60 vjeç, banues në lagjen ?28 Nentori?, Mallakastër.

Ky shtetas në lagjen ?Gllavenica?, për motive pronësie,  ka ushtruar dhunë fizike, ka kanosur me  mjet prerës (thikë) dhe ka kërcënuar në telefon vëllain e tij, shtetasin I.Sh, 49 vjeç, banues në lagjen ?Gllavenica?.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale ?Dhunë në familje?, ?Kanosja?, ?Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta?, ?Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike? parashikuar nga Nenet 130/a, 84, 279 e 275 të  Kodit Penal. /Citynews.al

 

Lajmet e fundit nga