Connect with Us

Fier/ Ndalohet 39 vjeçari, pa leje drejtimi

Aktualitet

Fier/ Ndalohet 39 vjeçari, pa leje drejtimi

Publikuar

-

Specialistët e Seksioni të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Nimet Gega, 39 vjeç, banues në fshatin Dermenas, Fier, pasi në vendin e quajtur “Fermë Çlirim”, është kapur nga patrulla e qarkullimit rrugor duke drejtuar motomjetin tip “Yamaha”, pa targa, i pa pajisur me leje drejtimi. (Neni 291  Kodit Penal). /Citynews.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Aksident në Durrës/ Përplasen dy mjete, ndërron jetë një person

Publikuar

-

Nga

Aksidentoi për vdekje 26-vjeçarin/ Arrestohet polici dhe vëllai i tij

Mëngjesin e sotëm në Durrës është regjistruar një aksident, ku shtetasi G.H duke drejtuar mjetin është përplasur me një tjetër mjet.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetësja E.H, e cila ishte pasagjere në mjet.

Njoftimi i Policisë

Më datë 24.07.2021, rreth orës 10:00, në Hamallaj, Durrës, shtetasi G. H., 67 vjeç, duke drejtuar mjetin është përplasur me një tjetër mjet me drejtues shtetasin B. D. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetësja E. H., e cila ishte pasagjere në mjet.

LEXO EDHE:  Kapet me 45 doza drogë/ Ja kush është fieraku i arrestuar

LEXO EDHE:  Fier/ Ndërron jetë 19-vjeçarja, përplasi kokën pas zënkës me bashkëshortin

Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha i vërsul “servilët” Bardhit/ Zbulohet skenari

Publikuar

-

Nga

Basha i vërsul “servilët” Bardhit/ Zbulohet skenari

Ditët e fundit në media apo edhe në rrjetet sociale, është lakuar shumë emri i Sekretarit të Përgjithshëm të Republikës së re, Gazment Bardhi.

Fillimisht në rrjete sociale dhe në media u komentua fakti, që Gazment Bardhi tashmë shoqërohet me badigardë.

Se kush e kërcënon Gaz Bardhin apo nga çfarë ka frikë ky i fundit, këtë përgjigje mund ta japë vetëm ai.

Por, një tjetër detaj që bie në sy, është fakti se duket se disa personazhe mediatikë apo politikë, janë “vërsulur” në kritika, a thua se fajin për humbjen e zgjedhjeve e ka Gaz Bardhi.

Kujtojmë këtu fillimisht professor Mark Markun, i cili në Kuvendin e PD ishte mjaft kritik për gjendjen ku ndodhet PD sot, për mënyrën e drejtimit, por sigurisht pa lënë mënjëanë, edhe Gazin e Lulit.

Më tej nëpër rrjete sociale kishte dhe shumë komente, qëndrime. Njëri e sulmonte, e tjetri e mbronte. Duke ardhur deri edhe tek “lëpirjet” e djeshme të kreut të degës numër 4 të PD në Tiranë, i cili e quante Gazment Bardhin, si kundërshtarin gjigant të Edi Ramës.

Por, të quash Gaz Bardhin si fajtor për humbjen e PD-së, apo ta quash kundërshtarin gjigant të Edi Ramës, kjo është më shumë sesa qesharake.

Por, dardha e ka bishtin prapa dhe detajet tregojnë një tjetër anë.

LEXO EDHE:  Këshilli i Mandateve/ Shtyhet shqyrtimi i kërkesës së prokurorisë, të hënën mbledhja e ardhshme

LEXO EDHE:  Motorri pa targa, arrestohet 25-vjeçari

Me të ashtuquajturat “sulme” ndaj Gazment Bardhit, duket se përfitues ka dalë vetë kreu i Republikës së re, Lulzim Basha.

Përqëndrimi i vëmendjes tek Gazment Bardhi, e ka lënë të qetë Lulin, ndërsa ky i fundit vijon “betejat me mullinjtë e erës”, në ëndërrat në gjumin e tij të thellë.

Pra nga njëra anë gjasme sulmohet Gazment Bardhi, por ama Basha vijon i qetë pushimet. Gjë që në fakt të bën të dyshosh se është një skenar i pastër, që “Luli të flejë i qetë”.

Premtoi “beteja të mëdha” kundër regjimit Rama-Doshi, sikurse e cilëson ai, por në fakt të vetmen betejë që bëri është ajo për mbajtjen e karriges së kryetarit. Fillimisht me zgjedhjet e 13 qershorit, e më pas me ndryshimet në statut, duke “minuar” kështu karrigen e tij.

E tani që servilët ia “vërsul” Gaz Bardhit, ai mund vetë mund të vazhdojë të flejë i qetë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Po transportonin 35 emigrantë të paligjshëm/ Prangosen dy persona, në kërkim bashkëpunëtori

Publikuar

-

Nga

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni i Trafiqeve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë.

Uniformat blu bëjnë të ditur se në pranga kanë rënë shtetasit K. T., 26 vjeç, banues në Elbasan dhe V. M., 23 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Këta shtetas u kapën në flagrancë nga sherbimet e Policisë duke tentuar të transportojnë me mjetet e tyre përkatëse, kundrejt shpërblimit monetar, 35 shtetas emigrantë të paligjshëm, nga Tirana drejt qytetit të Kukësit, me qëllim kalimin e tyre drejt Kosovës dhe më pas drejt vendeve të Bashkimit Europian.

LEXO EDHE:  Bënte korrupsion/ Arrestohet juristi ZRPP, së Fierit

LEXO EDHE:  Spitali Memorial i Fierit drejt përfundimit/ Manastirliu thirrje profesionistëve të shëndetit: Aplikoni për t’u punësuar!

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim policor shtetasi A. Q., 29 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim./CNA.al

LEXO TE PLOTE