LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bie makina nga 20 metra lartësi, ndërron jetë shoferi 24 vjeç

5 Tetor 2016, 06:31, Aktualitet CNA

Policia e Tiranës bën të ditur se një i ri ka rënë në humnerë bashkë me mjetin e tij në Linzë. I ri 24 vjeçar me inicialet A.S u aksidentua me mjetin që udhëtonte.

Njoftimi për aksidentin është bërë në polici nga një telefonatë tek numri i emergjencave 112.

Shërbimet e Komisariatit rajonal Rrugor të Tiranës, kanë konstatuar në vendngjarje mjetin tip ?Mercedes Benz?, i cili kishte dalë nga rruga e për pasojë kishte rënë nga një lartësi rreth 20 m.

Aksidenti ka shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme të drejtuesit të mjetit. Bëhet e ditur se në mjet nuk ka pasur persona të tjerë.

Ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë të mundur nxjerrjen e viktimës nga mjeti.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për gjetjen e shkakut të daljes së mjetit nga rruga.

 

Lajmet e fundit nga