LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ujitja me sistemin me të avancuar/ Eskavatorët e rinj zgjidhje për kanalet

4 Tetor 2016, 10:45, Aktualitet CNA

Kreu i qeverisë Edi Rama duke iu drejtuar fermrëve në Maliq tha se ujitja dhe pastrami i kanaleve janë procese që kanë gjetur zgjidhje. ?Këtu në Maliq është bërë punë kolosale nga bashkia. Janë pastruar 90 km kanale. Mbeten ende për të pastruar, por me ardhjen e ekskavatorëve të rinj dhe ndërrimit të bërthamave të pastrimit e kullimit në komuna s?do të kemi nevojë për pastrime e aksione sepse kjo do të jetë një punë e vazhdueshme e tyre. Eskavatori i fundit erdhi në Shqipëri në 2005. Flota që ishte për mirëmbajtjen e bujqësisë ishin dhuratat e dashurisë me Kinën?, tha Rama.

Lidhur me ujitje Rama nënvizoi: ?Paralelist kemi filluar një fazë të sistemit të ujitjes me teknologjinë me sistemin më të avancuar të sjelljes së ujit në parcelë me matësa dhe efiçensë maksimale të përdorimit të ujit. Ajo fillon në fund të muajit në Myzeqe dhe është hapi i parë i një procesi që sot do të ishte mbyllur po të ishte nisur 20 e ca vite më parë. Me mundësitë që kemi nuk mund të bënim më shumë se kaq. Nuk ndërtohet për 3 vjet çfarë u shkatërrua për 20 e ca vjet.? /Citynews.al

 

Lajmet e fundit nga