Connect with Us

MPB: Nuk ka raport sekret mbi kultivimin e kanabisit në Shqipëri/ Sajesa të qëllimshme

Aktualitet

MPB: Nuk ka raport sekret mbi kultivimin e kanabisit në Shqipëri/ Sajesa të qëllimshme

Publikuar

-

Ministria e Brendshme përmes një deklarate për shtyp sqaron se nuk ekziston një raport secret mbi kultivimin e kanabisit në Shqipëri.

“Lidhur me lajmin e publikuar në median online 360grade.al” e më pas rimarrë edhe nga portale të tjera, mbi egzistencën e një raporti sekret për kultivimin e drogës në Shqipëri, Ministria e Punëve të Brendshme bën me dije se ky lajm është tërësisht i pavërtetë. Ai që është cilësuar si raport sekret, është vetëm vazhdim i “dokumentave” të fabrikuara e të sajuara qëllimisht‎ për të shpifur e hedhur baltë mbi punën e Policisë.

Raporte të tilla të ngjashme të fabrikuara më herët edhe nga redaksi të tjera lajmesh, dalin përtej misionit të medias për informim të publikut, pasi tentojnë të kthehen në “armë” me synim goditjen e policisë dhe punën e saj”, thuhet në deklaratën e MPB.

LEXO EDHE:  SPAK nxjerr detaje të reja nga operacioni në Skrapar/ Policët e implikuar në kultivimin e kanabis

Më tej deklarata vijon: “MPB deklaron me përgjegjësi edhe njëherë se një raport i tillë, botuar në median online, nuk ka egzistuar dhe nuk egziston.

Ministria e Punëve të Brendshme beson se qëllimi i fabrikimit të këtij lajmi, fsheh interesa personale, politike, por që në thelb mbeten interesa të paligjshme e kriminale.

MPB përsërit se rezultatet kundër drogës janë prova e vërtetë e vullnetit dhe punës së Policisë së Shtetit. Një tjetër provë e kësaj dëshmie, është besimi i palëkundur i partnerëve ndërkombëtarë.

Duke mbetur në dispozicion të medias për çdo informacion zyrtar që nevojitet për të përmbushur çdo standart për transparencë, MPB-ja i bën thirrje medias të verifikojë zyrtarisht informacionet përpara publikimit të tyre.” /Citynews.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Mosdeklarim i të hollave në kufi/ Sekuestrohen 17 mijë euro në Kapshticë, procedohet 57 vjeçari

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kapshticë evidentuan sot një rast mosdeklarimi të ardhurash në kufi dhe sekuestruan shumën prej 17.380 euro mijë eurosh.

Si rezultat, është proceduar penalisht 57 vjeçari me inicialet O.M., banues në Bishqem, Peqin.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar edhe në analizën e riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë për kontroll shtetasin O. M., në çantën personale së të cilit, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 17.380 euro, sasi të cilën nuk e kishte deklaruar.



LEXO EDHE:  Asgjësohen 990 rrënjë kanabis/ Punohet për identifikimin e autorëve

LEXO EDHE:  Miratohet Asocacioni i komunave shqiptare ne Serbi

Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, të cilët filluan procedimin penal ndaj shtetasit O. M., 57 vjeç, banues në Bishqem, Peqin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, thuhet ne njoftimin e palote./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Kinematografia botërore në zi/ Shuhet aktori i madh francez, Jean Paul Belmondo

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Jean Paul Belmondo, aktori francez i cili fitoi famë ndërkombëtare në klasikën revolucionare të Jean-Luc Godard, “New Wave” ka ndërruar jetë në moshën 88 vjeçare.

Aktori u bë i njohur për publikun shqiptarë me rolin tij në filmin ‘Zhos Profesionisti’. Belmondo, i quajtur “Bébel” nga publiku francez, u bë një nga yjet më të mëdhenj të kinematografisë në vend, në vitet ’60 dhe ’70.

Ashtu si Delon, Belmondo ishte një figurë kyçe e gjeneratës së shquar të filmave evropianë të asaj periudhe, me serinë e filmave që ai bëri me Godard-të cilat përfshinin “A Woman Is a Woman” dhe “Pierrot le Fou”, duke lënë gjurmë në kinematografinë botërore.



I lindur në vitin 1933 në periferinë e pasur të Parisit, “Neuilly-sur-Seine”, i biri i skulptorit “Pied-Noir” Paul Belmondo, ndoqi një sërë shkollash private elitare.

LEXO EDHE:  Asgjësohen 2000 rrënjë kanabis/ Arrestohet autori

LEXO EDHE:  Shkrimtarja e famshme bën deklaratën e bujshme: “Harry i dëshpëruar për t’i pëlqyer Meghanit”

Pas diplomimit, Belmondo filloi të aktrojë në teatër, duke u shfaqur në shfaqjet e “Anouilh”, “Feydeau” dhe “George Bernard Shaw”. Ai gjithashtu siguroi një varg rolesh të vogla filmike: në njërin prej tyre, komedinë e Marc Allegret të vitit 1958 “Un Drôle de Dimanche”, ai u dallua nga Godard, i cili atëherë ishte ende një kritik në “Cahiers du Cinéma”.

Belmondo u shfaq për herë të parë në “Molierin” e shkurtër (1956). Roli i tij i parë filmik ishte një skenë me Jean-Pierre Cassel në “On On Foot, on Horse, and on Wheels” (1957), e cila u pre nga filmi përfundimtar./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Varkën e marin dallgët/ Shpëtohet nga mbytja 35-vjeçari në Shëngjin

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një 35-vjeçar është shpëtuar nga mbytja ditën e sotme në Shëngjin.

Sipas informacioneve nga policia mjeti lundrues kishte dalë në det dhe si pasojë e dallgëve të mëdha personat që ishin në bord rrezikonin të mbyteshin në grykëderdhjen e lumit Buna.

Si rezultat i operacionit u bë e mundur të shpëtohet 35-vjeçari me inicialet D.P.

Mjeti lundrues ishte nisur nga Shëngjini për në grykëderdhjen e lumit Buna, ku familjarët kanë mundur të zbrisnin, ndërsa 35-vjeçari nuk ka arritur të zbresë, pasi e tërhoqën dallgët duke e përmbysur dhe fundosur mjetin.

LEXO EDHE:  “Edi, jam në një mendje me ty”/ Basha i përgjigjet Ramës për emigracionin

LEXO EDHE:  Lazarati nuk dorëzohet/ Rikthehet kultivimi i kanabisit, prangosen pesë persona



Ai u shpëtua dhe u dërgua në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet nën kujdes mjekësor, jashtë rrezikut për jetën./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE