LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fier/ 14 vjeçarja kallëzon babanë për ngacmim seksual

4 Tetor 2016, 08:00, Aktualitet CNA

Një vajzë 14 vjeçare ka denoncuar të atin për ngacmim seksual. Shpallet në kërkim 45 vjeçari, babai i vajzës. E reja ka kallëzuar në komisariat babanë për dhunë fizike dhe psikologjike.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A. Xh, 45 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas u shpall në kërkim pasi vajza e tij 14 vjeçe, kallëzon se babai i saj e ka ngacmuar seksualisht dhe në mënyre të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale ?Dhunë në familje? dhe ?Vepra të turpshme?, parashikuar nga Nenet 130/a dhe 108 të Kodit Penal. /Citynews.al

Lajmet e fundit nga