LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ambientalistët nuk tërhiqen nga kërkesa për anullimin e ligjit të plehrave

4 Tetor 2016, 06:46, Aktualitet CNA

Megjithëse kryeministri Edi Rama lajmëroi se së shpejti do të ketë një takim me ambientalistët të cilët ishin në shesh në protestën e së shtunës, këta të fundit deklarojnë se kurrsesi nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga kërkesa e tyre kryesore për të kërkuar anullimin e ligjit të importit të plehrave.

Lavdosh Ferruni në një prononcim për gazetën ?Sot? thotë se ai do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Edi Rama, por kurrsesi nuk ka ndërmend që të tërhiqen nga kërkesa e tyre parësore, pra anulimi i ligjit që lejon importimin e plehrave nga jashtë. ?Po do të marr pjesë në takimin e thirrur nga kryeministri. Gjithsesi, dua të theksoj se në atë takim ne do të japim idetë tona se si mund të behët një menaxhim më i mirë i mbetjeve në vendin tonë. Pra kurrsesi nuk bëhet fjalë për tërheqje nga kauza jonë. Kushti ynë për anulimin e ligjit që lejon importimin e mbetjeve nga jashtë është i panegociueshëm. Ne kemi konstatuar që përkrahja e kësaj kauze në opinionin publik po mbështetet gjithnjë e më shumë nga dita në ditë, ndaj nuk ka asnjë shans që ta braktisim këtë kauzë?, theksoi Lavdosh Ferruni i kontaktuar nga gazeta.

Po ashtu edhe drejtuesi tjetër i Aleancës Kundër Importit të Plehrave, Andi Tepelena. ?Do të marr pjesë në takim. Do të insistoj për anulimin e ligjit të plehrave, i cili sipas meje është i papranueshëm?, thotë Andi Tepelena.

Ambientalistët presin me interes qëndrimin e Presidentit për këtë çështje. /Citynews.al

Lajmet e fundit nga