LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Thaçi dekoron Dritëro Agollin me medaljen “Urdhri i Pavarësisë”

3 Tetor 2016, 15:30, Aktualitet CNA

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi gjatë vizitës së tij në Tiranë ka zhvilluar edhe një takim të veçantë me anë të të cilit ka nderuar shkrimtarin e shquar Dritëro Agolli. Kreu I shtetit të Kosovës e ka dekoruar Dritëro Agollin me medaljen ?Urdhri i Pavarësisë? nga Kosova. Agolli, e quajti Kosovën ?republika e Shqipërisë përtej Drinit?. Vetë presidenti i Hashim Thaçi zgjodhi 85 vjetorin e lindjes së shkrimtarit për t?i dorëzuar dekoratën dhe për t?i uruar këtë ditë të shënuar në jetën e tij.

?Keni bërë atë që të tjerët nuk e kanë bërë për Kosovën. Keni shpresuar në lirinë e Kosovës, kur të tjerët pak shpresuan. Keni qenë frymëzim për të gjithë ne?, iu drejtua Thaçi shkrimtarit Dritëro Agolli.

?Shkrimtari Dritëro Agolli është frymëzim për të gjithë brezat në Kosovë. Shteti i Kosovës ka vendosur të dekorojë Dritëro Agollin. Dritëro Agolli është nderi i kombit shqiptar. Dritëro Agolli ka dhënë kontribut historik dhe emblematik për kombin?, theksoi Thaçi. /Citynews.al

Lajmet e fundit nga