Connect with Us

Pse Henri (Neim) Çili u shpall publikisht Rilindas?!/ Nga Elvi FUNDO

Aktualitet

Pse Henri (Neim) Çili u shpall publikisht Rilindas?!/ Nga Elvi FUNDO

Publikuar

-

Një editorial për të tërhequr vëmendjen. Një levizje e përsëritur prej tij. Shumë u çuditën, por kush e njeh realitetin politik dhe klientelizmin e tij dhe UET, nuk kishte pse hapte sytë për qëndrimet e njeriut me disa “maska” në fytyrë.

Është po ai që punoi për Berishën në 2005, më pas për Ramën në 2007, më pas për Ramën në 2009, për Bashën në 2011, për Berishën në 2013, për Ramën në 2015 e kështu me rradhë.

Njeriu i cili deklaronte se Berisha duhet të fitonte mandat të tretë, sot deklaroi se Rama duhet të fitonte mandat të dytë. Këtu ska asgjë për tu çuditur. Çili lëvizi pro Ramës menjëherë pas zgjedhjeve të 2013. Gazeta e tij e shpalli Edi Ramën, njeriun e vitit, ai ishte pro Ramës, por edhe pro Lulzim Bashës. Afërsia e tij me Bashën bëri të mundur që disa personazhe të UET, të kapin sekretariate dhe vende dërmuese në Këshillin Kombëtar të PD-së.

Në vitin 2014 pas kontrrollit nga Ministria e Arsimit të universiteteve private, UET kishte një përfundim skandaloz, por ai nuk u mbyll si të tjerët. UET mbijetoi falë lidhjeve të Çilit me Ramën, pronari i UET u akuzua se ishte ai orkestruesi i “reformës” që filloi me mbylljen e disa universiteteve private, në fund numri në total përfundoi sa gishtat e një dore.

Por djaloshi nga Labinoti i Elbasanit, me emër të ndryshuar pas viteve ’90, nuk u dorëzua, ai përgatiti bashkë me qeverinë një ligj të cilin e mbështeti fort dhe publikisht, duke tërhequr zvarë dhe opozitën dhe kryetarin e saj Lulzim Basha, fatkeqësisht. PD në çastet e fundit e kundërshtoi, por kjo vetëm nga Berisha, për Bashën, presidenti i UET mund të ishte edhe nën/kryetar PD-je.

Sot jemi përballë një realiteti tjetër. Prej disa kohësh Çili ëhstë një nga njerëzit e afërt të Ramës, në PD ka sektin e tij, gjoja besnik ndaj Bashës, sepse në fakt janë sekt që kërkojnë karrierë për veten e tyre, jo ecje të opozitës përpara. Ata janë media e opozitës, ky sekt që Çili ja dhuroi si mbështje Lulzim Bashës.

Sot sekti është i tronditur nga drejtusi i tyre. Ai publikisht mbështeti Ramën dhe ata që e njihnin nuk ngelën gojë hapur. Ata e dinin që kjo do ndodhte dhe për ta nuk ishte problem. Por qëndrimi i tyre ka pak vlerë, i rëndësishëm është fakti cili do jetë qëndrimi i Bashës kur një grup njerëzish që janë në “elitën” e tij mendojnë e flasin me gjuhën e Çilit, të jenë ende pranë tij. Ata besojnë si Çili, Ramës i duhet një mandat i dytë, Basha të forcojë pozitat me ta dhe të presin kur tju vijë rradha.

LEXO EDHE:  Pse nuk flet për Henri Çilin?!/Rama: I keni kthyer mediat në shpifësirë!

Pse foli sot Çili?

Djaloshi nga Labinoti është i zoti për të hyrë e dalë në zyra. Për skenarë dhe intriga, që në fakt sidomos kur i bën në fushata elektorale i ka dështime të garantuara.

Por shkrimi i tij sot është një intrigë e rradhës, një veprim që i çon selam publikisht Ramës, se ai është dorëzuar përpara padronit të ri. As Nikoll Lesi e as Andi Bushati, nuk kanë pse reagojnë.

Çili shkruajti sepse ka probleme me rregjistrimet. Ligji i Arsimit të Lartë që ai përgatiti po i kthehet në bumerang. Shteti ka hapur aq shumë kuota në publik sa zor se tek privati i stilit UET të shkojnë shumë studentë.

Çili doli publikisht sepse rregjistrimet në UET janë minimale, kjo jo vetëm sipas burimeve nga Ministria e Arsimit, por sipas vetë stafit të tij. Prej disa kohësh ai ka bombarduar mediat me reklama si asnjë tjetër, por shpenzon pa fund, por rezultati duket katastrofik. Janë pak shumë pak nga pritshmëritë e Çilit.

Maturantët po braktisin pronën e labinotsit dhe po zgjedhin universitetet publike. Maturantët kanë vende plot tek publiku, dhe shumica presin rregjistimet deri në datën 20 tetor. Të gjithë janë dyndur tek publiku i cili ka vende plot dhe kuota bosh, sidomos në degët ku vepron edhe UET.

Ligji i ri i Arsimit të Lartë me “frytet” që po i jep njeriut që e mbështet dhe mbron publikisht është si ajo fjala e urtë popullore “kush i bën gropën shokut, bie vetë brenda”. E vjetër, fëmijënore por shumë e vërtetë. Reklamat nuk po i japin asnjë efekt dhe ligji po e “shkatërron”. Çili sot u shpall Rilindas pikërisht për këtë arsye. Atij i duhet edhe një raund i tretë rrewgjistrimesh, por Rama këtë nuk ja jep, gropa për Çilin ngelet e hapur edhe pse ai bërtet “jam Rilindas”./Shkruar për CityNEWS

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Edvin

    3 Tetor, 2016 at 9:01 pm

    Pse Çili ka patur gjithnje mendjen e djallit,Zoti kurre nuk ka qene dhe nuk eshte ne nje mendje me Çilin! Kur Çili deklaronte meriten e Berishes per nje mandat te trete ne krye te Ekzekutivit, Zoti nuk e degjoi! Tani qe Çili ndjen nevojen e mandatit te dyte te Edi Rames Kryeminister,nuk ka se si Zoti te harroje Çilin djall!

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Akuza e fortë e Monika Kryemadhit ndaj Henri Çilit

LEXO EDHE:  Pse nuk flet për Henri Çilin?!/Rama: I keni kthyer mediat në shpifësirë!

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Pedagogu kontekstualist i UET-it kërcënohet me shkarkim, pasi refuzoi të përdoret politikisht

LEXO EDHE:  Ja çeta e Henri Çilit në listat e PD

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: