Connect with Us

Mat/ Kundërshtojnë me dhunë policët, arrestohen dy persona

Aktualitet

Mat/ Kundërshtojnë me dhunë policët, arrestohen dy persona

Publikuar

-

Dy persona kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë, gjatë ndërhyrjes së këtyre të fundit për parandalimin e një konflikti në një lokal në Mat. Të ndaluarit rezultojnë me precedentë penalë të mëparshëm.

Më datë 02.10.2016, rreth orës 16.30, shërbimet e policisë të Komisariatit të Policisë Mat pas një njoftimi të marrë se në qytetin Ulëz, tek një lokal, dy shtetas po konfliktohen me pronarët e lokalit duke sjellë  shqetesime në lokal edhe për klientët, menjëherë kanë shkuar në  vendngjarje.

Shërbimet e Policisë pasi kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, i’u kanë komunikuar dy shtetasëve  të cilët po konfliktoheshin me pronarët e lokalit, se duhet të shoqëroheshin në Komisariatin e Policisë Mat për sqarimin e rrethanave të konfliktit.(konflik për arsye banale)

Shtetasi Martin Rica në bashkëpunim me shtetasin Gjok Rica i kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë për të mos lejuar shoqërimin e tyre, por punonjësit e policisë kanë bërë të mundur  shoqërimin e këtyre dy personave në Komisariatin e Policisë Mat për veprime të mëtejshme proceduriale, ku në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i tyre në flagrancë: Martin Rica, 57 vjeç, lindur e banues në fshatin Bushkash Njesia Administrative Ulëz Bashkia Mat,  i  dënuar 3 ( tre ) herë më parë, për veprat penale të “ Vjedhjes” dhe të “Plagosjes së rëndë me dashje “. Gjok  Rica, 22 vjeç, lindur e banues në Sanxhak Bashkia Laç i  dënuar më parë për veprën penale të “ Vjedhjes me armë “ .

LEXO EDHE:  PD kërkon arrestimin/ Balla: Dako meriton të rizgjidhet

Arrestimi i tyre ( xhaxha e nip) u bë për veprën penale “ Kundërshtim i Punonjësit të Policisë Rendit publik’’ parashikuar nga neni 236/2  i Kodit Penal .

Materialet proceduriale në lidhje me këtë ngjarje i’u referuan  Prokurorisë  së Rrethit Gjyqësor Mat për veprime të mëtejshme. /Citynews.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Vendimi për zgjedhje të parakohshme në PD nuk u konsultua”/ Nishani: Tentativë për manipulim

Publikuar

-

Nga

“Vendimi për zgjedhje të parakohshme në PD nuk u konsultua”/ Nishani: Tentativë për manipulim

Ish-presidenti Bujar Bishani dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani, ka deklaruar se vendimi për të shkuar në zgjedhje të parakohshme për kryetarin e ri nuk u konsultua me demokratët.

Nishani tha në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” se qartazi duket se ka një tentativë për manipulim të procesit të zgjedhjes së kryetarit të ri të PD-së.

Nishani deklaroi se procesi  është i imponuar dhe sipas tij tregon se kjo është bërë për t’i ikur përgjegjësisë reale të analizës së zgjedhjeve që solli humbjen PD.

“Mbledhja e Këshillit ishte e nevojshme, pas procesit zgjedhor është vendi ku mund të merren vendimet më të rëndësishme të PD. Çështjet që u vunë në diskutim ishin të pakonsultuara. Ishte me faktin vendimi për të shkuar në zgjedhje të parakohshme për kryetarin e PD, duke imponuar një proces i cili është i parakohshëm, por duket qartazi që ka një tentative manipulimi të theksuar dhe për t’i ikur përgjegjësisë reale të analizës së zgjedhjeve. 

LEXO EDHE:  Formulari i dekriminalizimit/ Rama: O Zot pse nuk e pate mendjen kur krijove këta?

LEXO EDHE:  Dhunoi dhe kërcënoi bashkëshorten/ Arrestohet 39 vjeçari në Berat

PD ka dalë e humbur nga zgjedhjet e 25 prillit. Për shkak të pritshmërive që kishte PD, ka krijuar dhe ka përcjellë një situatë drame të anës psikologjike, një zhgënjim të strukturave të PD, ka sjellë një kauz brenda strukturës organizative dhe jetës së PD, ka paqartësi të plota tek opinioni publik. Ajo që duhej në këtë moment ishte që Këshilli Kombëtar duhej të ishte mbledhur të të përcaktonte objektivat emergjent të adresimit të situatës”, nënvizoi ish-presidenti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Mbi 12 mijë vaksina në Rinas/ Reagon BE: Askush nuk është i sigurt derisa…

Publikuar

-

Nga

Mbi 12 mijë vaksina në Rinas/ Reagon BE: Askush nuk është i sigurt derisa...

Kryeministri Edi Rama njoftoi përmes një postimi se mbrëmjen e sotme në aeroporti “Nënë Tereza” në Rinas mbërritën edhe 12,870 doza të tjera të vaksinës Pfizer, duke e çuar në mbi 773 mijë sasinë e vaksinave të ardhura deri tani në Shqipëri.

Ndërkohë që delegacioni i BE-së në Tiranë thekson se do të vijojë që të mbështesë Shqipërinë në luftën kundër COVID-19.

“Pjesa e tretë e 145 mijë dozave vaksinash Pfizer të financuara nga Bashkimi Evropian dhe të mundësuara nga Austria mbërritën këtë mbrëmje në aeroportin e Rinasit.

LEXO EDHE:  Rryshfet në Shkodër/ Tentoi të korruptonte policin për rripin e sigurimit

LEXO EDHE:  Përfundon numërimi në Mat/ Socialistët kryesojnë bindshëm

Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë. Askush nuk është i sigurt derisa të jemi të gjithë të sigurt” shkruan delegacioni i BE-së në Tiranë, që drejtohet nga ambasadori Luigi Soreca./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Duma i tregon Bashës si mundet Edi Rama

Publikuar

-

Nga

Deputetja e zgjedhur e PD, Grida Duma, ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në Syri tv, ku deklaroi ku u pyet nëse beson që Lulzim Basha do ta mundë ndonjëherë Edi Ramën.

Duma tha se pasi të kenë fitusr besimin tek publiku Basha mundet plotësisht.

‘Besoj që ai mundet.  Trajektorja e kësaj rruge ka qenë e gjatë. Ka qenë me eksperienca nga të cilat automatikisht duhet të mësojmë dhe duhet të përmirësohemi në një lloj perfeksionimi të situatës. Nëse kemi marrë vendimin që të mos përdorim mjetet e paduhura drejt pushtetit, gjithçka që i duhet Lulzim Bashës dhe çdo korpusi të lartë të PD, të forcojë me mjetet e forta që ka dhe të mos të bëjë më çështje ekuilibrash, balancash, qokash.

Parimet e duhura që ka ndjekur të bashkohen me mjetet e duhura dhe me një organizim supereficent. Nëse do ta bëjmë këtë pasi e kemi fituar besimin te publiku unë them që po mundet plotësisht, dhe këtë nuk e them me patetizëm partiak.’

Nuk kam asnjë iluzion ndryshe për Edi Rama, Unë kërkoj një mirëkuptim. Unë mund të kem sugjerimet e mia për formulën e bërë. Ne nuk duhet të jemi me më formulën përbashkuese, por me formulën përbashkuese që bën eficencën e madhe. Herë pas here ne kemi qenë më shumë luajal se eficente.’/CNA.al

LEXO TE PLOTE