LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Grupi i PS-së diskuton Reformën në Drejtësi/ Paketa të enjten në Kuvend

3 Tetor 2016, 13:24, Aktualitet CNA

Paketa me 6 ligjet e Reformës për Drejtësi është diskutuar në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste, ndërsa pritet të kalojë ditën e enjte në Kuvend.

Deputeti dhe kryetari i komisionit të posatshëm për reformën në drejtësi Fatmir Xhafaj pas mbledhjes së grupit deklroi: ?Në mbledhje u diskutua për ligjet e reformës. 6 ligjet e reformës në drejtësi të enjten në Kuvend. Paketa e ligjeve e bën të zbatueshme reformën. Pas 6 ligjeve nis ngritja e institucioneve të reja. Mora mbështetje të pakufizuar për reformën në drejtësi. Në grup dhashë sqarime për ligjet që do kalojnë të enjten në Kuvend. Grupi i PS ngriti pyetje legjitime e me shqetësimin që të zbatohet sa më shpejt. Pas miratimit në Kuvend nis puna për ngritjen e institucioneve të reja. Paketa tjetër e ligjeve pothuajse ka përfunduar?, tha Xhafa.

Ligji për Strukturën e Posaçme Antikorruopsion, do të gjejë dakordësinë mes mazhorancës dhe opozitës. Dakortësia është arritur me misionin amerikan OPDAT. /Citynews.al

 

Lajmet e fundit nga